2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vogëlushja siriane e uritur në shtratin e vdekjes

Më të lexuarat

Mjekët në Gutën Lindore, rajon në Damask të Sirisë i cili nodhet nën bllokadën e regjimit të Bashar Asadit, kanë humbur shpresën për jetesë të vogëlushes tetëvjeçare e cila për shak të mungesës së barnave dhe ushqimit ka rënë në dhjetë kilogramë. Uria e vogëlushes e cila ndodhet në prag të vdekjes shton edhe më shumë dhimbjen dhe dëshpërimin e nënës Um Betul, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rajonin e Gutës Lindore, i cili që prej pesë vitesh ndodhet në rrethimin e regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij, rreth 400 mijë civilë po luftojnë për të mbijetuar në varfëri, uri dhe vështirësi.

Për shkak të bllokadës që regjimi ka intensifikuar prej shtatë muajsh, është ndalur hyrja e produkteve elementare ushqimore dhe barnave, të cilat mund të hynin ilegalisht (fshehurazi nga regjimi).

Sipas raporteve të këshillave civilë lokalë, më shumë se një mijë fëmijë në Gutën Lindore janë në rrezik të vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit dhe barnave.

Një prej tyre është edhe tetëvjeçarja Rahaf, e cila jeton në zonën Duma të Gutës Lindore.

Sipas asaj që nëna Um Betul ka shpjeguar për AA, katër vite më parë Rahaf kishte shpëtuar e gjallë nga rrënojat e shtëpive të shembura nga një sulm i regjimit, ku si pasojë jetën kishin humbur gjyshja, motra dhe tejza e saj. Ndërkohë, po të njëjtin vit, edhe babai i Rahafit u vra nga një zjarr i hapur nga regjimi në një kohë kur ai ishte duke u përpjekur të fuste ndihma fshehurazi në Gutë.

Edhe pas kësaj periudhe, për Rahafin, e cila qëndron me nënën Um Betul dhe tezen e saj, kanë vazhduar problemet si frika, dridhjet dhe të vjellat.

Rahaf, e cila dy vite më parë iu nënshtrua shtratit dhe situata e së cilës nuk është përmisuar që atëherë, lufton me një sëmundje që nuk mund të diagnostikohet, sepse nuk mund të kryhen analizat dhe rezonancë magnetike.

Për shkak të mungesës së barnave dhe ushqimeve, Rahaf ka humbur 25 kilogramë dhe ka rënë në dhjetë kilogramë.

Sëmundja e ka dobësuar në masë të madhe vogëlushen Rahaf, duke e detyruar gjithashtu të ngujohet në shtrat dhe duke e lënë të lodhur dhe të pafuqishme.

Rahaf shpeshherë ka probleme, ku ajo rënkon dhe lëshon britma nga dhimbjet e shkaktuara për shkak të mungesës së barnave. Ajo ka edhe probleme të frymëmarrjes, vuajtje të cilat përpiqet t’ia shpjegojë nënës së saj e cila nuk i ndahet nga koka.

“Jam e vëtedijshme se mund të vdesë në çdo çast”

Në lidhje me situatën shëndetësore të vajzës së saj, nëna Um Betul thotë: “Vazjën e parë e kam humbur gjatë rrethimit të parë. Pas intensifikimit të rrethimit, vajta te mjekët, por nuk kishte specialist. Në fillim nuk e kuptuan situatën, por më pas më kërkuan gjëra si analiza dhe rezonancë magnetike, të cilat është e pamundur të gjenden në Gutë. Ditën tjetër, vajza ime filloi të rrëzohej dhe nuk ecte më dot”.

Duke shpjeguar se mjekët kanë humbur shpresat për Rahafin dhe kanë kërkuar që tashmë të bëhen lutje për të, nëna Um Betul thotë se është “e vëtedijshme se fëmija mund të vdesë në çdo çast”.

“Për vajzën time ka nevojë për barna antikonvulzantë. Goja i shkumbon shpeshherë. Fatkeqësisht, nuk kam mundësi të bëj asgjë. Jam përballë saj dhe nuk mund të bëj asgjë. Nuk kam asgjë në dorë, sepse nevojiten barna antikonvulzantë dhe ato janë të shtrenjta dhe nuk gjenden. Për shkak të rrethimit, po vuajmë shumë. Vazja ime a parë vdiq një herë, ndërsa Rahafi vdes çdo ditë”, shprehet nëna Um Betul, duke shpjeguar pafuqinë dhe dëshpërimin e saj me syt të përlotur dhe me zë të ulët.

Më tej, duke vënë në dukje se tashmë e kanë marrë parasysh vdekjen, nëna Um Betul thotë: “Kryhen sulme. Ne qëndrojmë në katin e pestë të ndërtesës. Nuk zbres poshtë, sepse e kemi marrë parasysh vdekjen. Jemi lodhur shumë. Kemi mbetur edhe pa shtëpi, edhe jemi të rraskapitur”.

Um Betul vë në dukje se i mungojnë ditët shkuara, duke sjellë në kujtesë çaste nga e kaluara. “Rahafi shkonte në çerdhe. Ajo qeshte dhe kërkonte ushqim. Më ka marrë malli për vazjën time Rahaf e cila më parë kërkonte vahzmisht ushqim nga unë. Nuk kam mundësi të bëj asnjë gjë për fëmijën tim. Uroj që asnjë nënë të mos përjetojë dhimbjen time. Shpresoj që dhimbjet e nënave dhe të fëmijëve të përfundojnë”, thotë ajo.

Duke treguar fotografitë e vajzës së saj para sëmundjes, nëna e pashpresë thekson: “Nuk dua t’ia përçoj zërin e vajzës sime askujt, sepse të gjithë na kanë lënë vetëm, ndërsa ajo qëndron në shtrat e paralizuar. Unë u bëra e fortë dhe vazjën time ia tregova botës, sepse ka me mijëra familje që ndodhen në këtë situatë dhe qëndrojnë të heshtur dhe të turpshëm. Nuk kërkoj ndihmë nga askush, por ajo që dëshirojmë është vetëm nga Allahu. Sepse të tjerët na kanë braktisur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit