0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

VMRO i çon “selam” BDI-së për kryqin

Më të lexuarat

Kryetari i komunës Aerodrom dhe një ndër njerëzit më të besueshëm të Nikolla Gruevskit, Ivica Konevski ka dërguar një “selam” partnerit të tyre BDI-së, transmeton Fakte.

Konevski në profilin e tij oficial të sponzorizuar ka postuar një fotografi me kryqin gjigant dhe ka shkruar: “Dhashtë Zoti të ndriçojë edhe në Butelin maqedonas”.

Ndryshe BDI pati vendosur tenda në shenjë proteste tek vendi ku do të ndërtohet kryqi në Butel, për ta parandaluar këtë hap të pushtetit. Mirëpo edhepse partia e Ahmetit festoi fitoren dhe i terhoqi tendat duke thënë se vendimi për kryqin është anuluar, pastaj caktoi mbledhje partiake për të marten për të vendosur “hapat e mëtutjeshëm” në lidhje me kryqin.

VMRO dhe zëdhënësi i Qeverisë edhe atëher edhe tani janë deklaruar se një tërheqje të vendimit për kryqin nuk ka ndodhur, dhe se megjithate Kryqi gjigant në Butel do të vendoset, duke akuzuar partnerin e tyre BDI-në se po gënjen shqiptarët./FAKTE.Net

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit