4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vlojnë rrjetet sociale, të gjithë njëzëri: Të shkarkohet ambasadori Gashi, fyu popullin musliman të Kosovës

Më të lexuarat

Donald Trump e quajti Kosovën vendin me shumicë myslimane ashtu edhe siç është realiteti i Kosovës, ku në bazë të regjistrit të fundit të popullsisë Kosova ka rreth 97% të banorëve të saj musliman.

Por në mesin e popullit të Kosovës, ka edhe njerëz që kanë komplekse dhe turp nga identiteti i tyre shqiptar musliman, e duan të bëhen kaurrë francez. I tillë është rasti edhe i Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili është aty për të prezantuar Kosovën, ndërsa paraqitet në kundërshtim me vlerat dhe identietin shqiptarë musliman të Kosovës.

Ai së fundi ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, karikatura ofenduese ndaj besimtarëve musliman, duke ua sharë dhe ofenduar Pejgamberin Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Me këtë ka bërë që njerëzit të reagojnë në mediat sociale duke e dënuar këtë akt turpërues dhe ofendues për myslimanët shqiptarë të Kosovës.

E para që ka reaguar ka qenë Bashkësia Islame e Kosovës, duke shprehur indijatën e thellë me këtë veprim të ambasadorit Gashi, që për ironi të fatit BIK-u dikur kishte mbledhur të holla për shkollimin e Gashit jashtë vendit.

Pastaj një numër i madh intelektualësh, profesorësh, deputetë, avokatësh, biznesmen e njerëz të profileve të ndryshme kanë reaguar duke kërkuar nga MPJ, të shkarkohet ambasdori për shkak të fyerjes që i ka bërë komuniteti musliman shqiptarë që janë rreth 97% në Kosovë.

Deri më tani ambasadori Gashi po vazhdon i qetë të ripostojë gjëra të tjera, sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë, por profili i tij është “bombarduar” me komente duke i vënë në pah që ke lënduar shumë njerëz dhe se profili i tij intelektual është një llum i vërtetë.

Ne besojmë që MPJ e Kosovës do të merr masa ndaj ambasadorit Gashi që ka ofenduar rëndë komunitetin musliman dhe se postimi i tij nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes, por ka të bëjë ofendimin, cënimin dhe rritjen e mosdurimit kombëtar dhe fetar./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit