0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vlerat e Teuhidit

Më të lexuarat

Besimi në njësinë e Allahut të plotfuqishëm dhe kushtimi i të gjitha akteve të adhurimit vetëm Atij është një nga bekimet më të mëdha. Kjo ka vlera dhe panumërta e të pamasa.

Vlerat e Teuhidit përfshijnë mirësitë e jetës së kësaj bote dhe të botës tjetër. Ndër këto vlera janë:

1. Ky është bekimi më i mirë që Allahu fuqiplotë u dhuroi robërve të vet, meqë Ai i udhëzoi ata për te kjo, siç përmendet në suren en-Nahl, e cila është emërtuar si kaptina e bekimeve. Në të, Allahu fuqiplotë përmend bekimet e Teuhidit së pari dhe para çdo bekimi tjetër, kështu që Ai thotë:

“Ai ia zbret engjëjt me shpalljen e Tij kujt të dojë prej robërve të Tij (duke thënë):’Paralajmëro njerëzimin se kurrkush s’ka të drejtë të adhurohet pos Meje, kështu që ma kini frikën Mua (duke u larguar nga gjynahet dhe punët e këqija)”. (en-Nahl, 2)

2. Ky është qëllimi mbas krijimit të xhinëve dhe njerëzve. Allahu fuqiplotë thotë:

”Dhe Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër veçse që ata të me adhurojnë”. (edh-Dharijat, 56)

3. Ky është qëllimi i shpalljes së Librave siç është Kurani. Allahu i patëmeta thotë:

“Elif.Lam.Ra. Ky është një Libër ajetet e të cilit janë përkryer (në çdo aspekt të dijes) e pastaj shpjeguar hollësisht nga Ai i Urti e i Mirinformuari. (Duke thënë) Mos adhuroni dikë tjetër veç Allahut. Vërtet, unë (Muhamedi) për ju jam një paralajmërues dhe përgëzues nga ana e Tij”. (Hud, 1-2)

4. Kjo është mënyra më madhështore nëpërmjet së cilës zmbrapsen sikleti, vështirësitë dhe ndëshkimi i kësaj jete e i jetës tjetër, siç përmendet në tregimin e Junusit, Allahu ia lartësoftë pozitën.

5. Ai (Teuhidi) na parandalon nga mbetja e përgjithmonshme në Zjarr, edhe nëse është i pranishëm në zemër sa fara mustardës.

6. Nëse (Teuhidi) gjendet i plotë në zemër, ai, në rend të parë, e parandalon personin nga hyrja në Zjarr, siç përcillet në hadithin e Itbanit në Sahih el-Buhari dhe Muslim.

7. Ai i jep pronarit të vet udhëzim të plotë dhe siguri në këtë jetë dhe në jetën e përtejme. Allahu i patëmeta thotë:

“Janë ata që besojnë dhe nuk e ngatërrojnë besimin e tyre me dhulm (me adhurim ndaj tjetërkujt veç Allahut); për ta do të ketë siguri dhe këta janë të udhëzuarit”. (el-En’am, 82)

8. Kjo është mënyra më madhështore për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij.

9. Personi më i lumtur sa i përket ndërmjetësimit të të Dërguarit të Allahut (سلم و عليه االله صلى (është ai, që thotë “Kurrkush s’ka të drejtë të adhurohet, përveç Allahut” sinqerisht nga zemra.

10. Dhe nga vlerat më të mëdha të tij është se pranimi, plotnia dhe shpërblimi i të gjitha veprave dhe fjalëve – të jashtme e të brendshme – varet nga Teuhidi. Pra, sa më i fortë dhe më i plotë të jetë Teuhidi dhe sinqeriteti, aq më të mëdha e më të plota do të jenë këto.

11. Ai bën që veprat e mira të jenë më të lehta për robin, mu siç bën që ai ta lërë më lehtë të keqen. Ai, po ashtu, e ngushëllon atë dhe e rehaton, kur të ndodhin krizat. Kështu, aktet e bindjes i janë të lehta atij që është i sinqertë ndaj Allahut në besimin dhe Teuhidin e tij, për çka ai shpreson në shpërblimin dhe kënaqësinë e Zotit. Ngjashëm, atij i është e lehtë lënia e gjynaheve që i dëshiron shpirti i tij, për shkak të frikës nga hidhërimi dhe ndëshkimi i Allahut.

12. Nëse ai (Teuhidi) kompletohet në zemër, Allahu fuqiplotë bën që poseduesi i tij ta dojë besimin dhe Ai do ta hijeshojë atë në zemrën e tij. Ngjashëm, Ai do ta bëjë atë ta urrejë mosbesimin, gjynahun dhe mosbindjen, dhe do ta bëjë atë që t’i dojë të udhëzuarit.

13. Ai (Teuhidi) i bën të lehta për robin gjërat e pakëndshme dhe i pakëson dhimbjet që ka. Kështu, aq sa robi të përmbushë Teuhidin dhe besimin, zemra e tij do t’i pranojë të pakëndshmet dhe dhimbjet me çiltërsi, nënshtrim, dhe kënaqje me dekretimin e Allahut.

14. Nga vlerat më të mëdha të tij është se ai e liron robin nga robërimi dhe frika ndaj krijesave, si dhe bërja e çfarëdo gjëje për hir të tyrin. Dhe ky është thelbi i nderit dhe fisnikërisë. Me këtë, ai përnjëmend i robërohet Zotit të vet, nuk mban shpresë në dikë tjetër veç Tij, nuk ia ka frikën kujt pos Tij, dhe nuk mbështetet në dikë tjetër pos Tij. Më ketë, ai arrin suksesin dhe fitoren e njëmendtë.

15. Nga vlerat e tij që e dallojnë atë nga gjithçka tjetër është se, nëse është i plotë në zemër dhe zbatohet plotësisht me sinqeritet, ai mund t’i bëjë të mëdha veprimet e vogla, si dhe t’i shumëfishojë veprimet dhe fjalët.

16. Allahu e ka marrë përsipër që në këtë botë ithtarëve të tij t’u dhurojë fitore, nder, fisnikëri, mënyra drejt udhëzimit, mënyra për të arritur rehatinë, ndreqje të çështjeve, dhe vendosmëri në veprime e të folur.

17. Allahu fuqiplotë mbron monoteistët besimtarë nga të këqijat e ndryshme të kësaj bote dhe të tjetrës, i bekon ata me një jetë të pastër e të qenët i sigurt me Të dhe e të kujtuarit e Atij. Kështu, kush e arrin Teuhidin e vërtetë, pa dyshim që do t’i marrë të gjitha këto vlera dhe shumë më shumë./Dâr el-Kasim, Rijad

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit