2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vlerat e frutave të thata

Më të lexuarat

Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Ka një numër të madh frutash të thata, pothuajse po aq sa edhe fruta të freskëta, madje edhe më shumë. Në fakt, një pjesë e tyre janë të tilla nga natyra e tyre, si arrat dhe lajthitë, ndërsa të tjera dehidratohen: kajsitë, luleshtrydhet, rrushi apo edhe bananet.

Secili frutë ruan shijen e frutit të tij të origjinës dhe, për më tepër, është edhe më i koncentruar. Duke qenë shumë të pasura në glucide, konsumimi i tyre nuk e zëvendëson atë të mollëve dhe portokajve, të cilët kanë shumë lëng. Por ato janë të mira për shëndetin, sidomos kur përdoren përpara aktivitetit sportiv. Dhe ato janë sidomos të këndshme.

Vajorët, të cilët kanë përmbajtje yndyrore, janë frutat e thata më energjitike. Ata kanë gjithashtu përmbajtje të lartë me fibra dhe acide yndyrore. Këto fruta nuk duhet të përdoren në sasi tepër të mëdha, sidomos për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë me glucide.

Është mirë që ato të konsumohen të papërpunuara, në mënyrë që të kufizohet sasia e tepërt e kripës. Frutat e thata apo të dehidratuara artificialisht konservohen shumë më gjatë se frutat e freskëta.Në larminë e formave të tyre, ato mund të konsumohen më vete, në sallatë apo të gatuara, ndërsa pluhuri i bajames përdoret shpesh edhe si përbërës i ëmbëlsirave.

Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Për shembull hidhni kikirikë të pjekur e të bluar në karotën e kaluar në rende, hidhni në sallatë fara pishe, përzieni stikat me lakrën e kuqe dhe arrat me radhiqe.

Rrushi, kajsia, hurmat e Arabisë…

Mbreti i frutave të thata është rrushi. Ai është shumë i pasur në hekur dhe vitaminë B si edhe përmban edhe shumë minerale tjera, si potasium, kalcium, magnez. Frutat e tjera të thata me “mish” janë kajsitë, fiqtë, kumbullat, hurmat e Arabisë. Ato janë të pasura në glucide dhe të varfra në yndyra.

Ato përmbajnë gjithashtu vitamina të shumta, si vitaminë A, vitaminë E, etj. Vitamina C, një vitaminë shumë e brishtë, pothuajse nuk ekziston në frutat e thata. Kajsia e thatë është më e pasura me potas, banania e thatë, në magnez, ndërsa fiku i thatë është shumë i pasur në kalcium.

Konsumi i frutave të thata është shumë i efektshëm për personat që merren me aktivitet sportiv. Përmbajtja e tyre e pasur me glucide është ideale për sforcimet fizike, si për çiklizmin, ecjet, vrapimet, maratonën. Frutat e thata më kalorike janë rrushi i thatë dhe hurmat e Arabisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit