1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

VLERA E SELAMIT NË KUR’AN DHE SUNET – 2

Më të lexuarat

Forma e dhënies dhe kthyerjes së Selamit!

 

Allahu xhele ue ala thotë:
وَإِذَا حُيِّيتُمْ بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا Kur të ju përshëndet dikush me respekt, kthenia përshëndetjen në mënyrë më të bukur, ose si ajo! Se Perëndia është llogaritar për çdo gjë.” (Nisa : 86).


Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Pasi Allahu e krijoi Ademin, alejhi selam, i tha: “Shko dhe përshëndete një grup të melaikeve që janë ulur dhe dëgjo se si do të përshëndetin. Sepse ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu”.

Ademi alejhi selam u tha: Es Selamu Alejkum(Paqja e Allahut qoftë mbi ju), ia kthyen melaiket: “Es Selamu alejke ue rahmetullah(Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty) duke e shtuar: “Ue Rahmetullah”(mëshira e Allahut)”. (Shënon: Buhariu – 11/3(6227) dhe Muslimi – 2841).

Transmetohet nga Imran Ibn Husajni,- Allahu qoftë i kënqur me të!,- se ka thënë: ” Erdh një njeri pranë Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha: “Es Selamu Alejkum”. Pejgamberi,-salallahu alejhi ue selem!,- ia ktheu, pastaj ai (njeriu) u ul. Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: “Dhjetë të mira”. Pas pak erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es selamu alejkum ue rahmetullah”. Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ia ktheu dhe ai njeriu u ul, e Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: “Njëzet të mira”. Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Pejgamberi,-salallahu alejhi ue selem!,- ia ktheu selamin, ai njeriu u ul. Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- tha: “Tridhjetë të mira”. (Tirmidhiu, 2689 dhe thotë se hadithi është hasen garib; Ibn Haxheri në Fet’h thotë se zingjiri i hadithit është i fortë. Gjithashtu e transmeton edhe Ebu Davudi : 5195).

Komentim i përgjithshëm: Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem na lajmroi se dhënia e selamit është prej suneteve të kahmotshme edhe të pejgamberëve të tjerë, duke na lajmruar se Allahu ia ligjësoi edhe njeriut të parë Ademit alejhi selam, familjês së tij dhe gjithë atyre që do vinë pas tij çështjen e selamit. Muslimani duhet të mëson dhënien e selamit dhe ta thotë në këtë mënyrë: Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu(Paqja, mëshira, rahmeti dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ju). Kjo është mënyra më e plotë dhe më e mira e dhënies së selamit. Por edhe nëse e shkurton dhe e thotë vetëm: Es selamu alejkum ose Es selamu alejkum ue rahmetullah, themi se mjafton edhe kështu të thuhet. Dhe ne e mësuam nga vetë fjalët e të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- se kush e thotë formën e plotë të selamit atij i takojnë tridhjetê të mira, ashtu siç u cekê në hadithin e lartëpërmendur.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

1. Forma e selamit e cila është ligjësuar të thuhet është: Es selamu Alejkum.

2. Nëse e shton edhe fjalën; Es selamu Alejkum Ue Rahmetullah, kjo është më mirë, por në çoftë se e kompleton dhe thua: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu, kjo është edhe më mirë.

3. Obligohet muslimani ta kthej selamin, nëse dikush e përshëndet me selam.

4. Nëse na përshëndet dikush me selam, nuk na mjafton neve t’i themi: mirë se vjen, urdhëro, apo edhe ndonjë fjalë tjetër të ngjajshme me to.

5. Pëlqehet nëse dikush të thotë: Es Selamu alejkum, t’i ta shtosh më shumë se kaq: Ua Alejkum Selam Ue Rahmetullah, etj.

6. Duhet t’ia kthesh selamin atij që të jep selam , ose në të njetën mënyrë ose ta shtosh kthyerjen e selamit. Kurse nuk lejohet ta kthesh selamin më pak se ai që të ka përshëndet (psh. Nëse të jep selam me : Es Selamu Alejkum Ue rahmetullah, duhesh t’ia kthesh Alejkum Selam Ue Rahmetullah ose me shumë, e nuk mjafton vetëm t’ia kthesh Ua Alejkum Selam).

Vazhdon Inshallah…

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit