-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vlera e salavatit mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Më të lexuarat

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, i ka përmendur 39 përfitime nga dërgimi i salavateve mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem në librin e tij “Xhelaul-Efham fi Fadlis-Salati ala Hajril-Enam”.

Kur njeriu e do një gjë e përmend shumë atë, andaj edhe prej shenjave të dashurisë ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është dërgimi i shumtë i salavateve mbi te, sepse dërgimi i salavateve është prej veprave më të mira me të cilat njeriu i afrohet Allahut.

Allahu, Fuqiplotë thotë:

{إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا} سورة الأحزاب (56).

“Allahu e lavdëron dhe melaqet lusin bekim për Pejgamberin, o ju besimtar lutuni për bekime dhe paqë për te”. (El-Ah-zab: 56).

Bekimet e Zotit për te domethënë lavdi për te në mesin e melaqeve dhe krijesave që gjinden në ato larëtsira. Gjithashtu ka kuptimin e mëshirës dhe kënaqësisë. Kurse bekimet e melaqeve domethënë lutja që e bëjnë ato për te dhe kërkimin e faljes. Kurse Umeti i tij kur dërgojnë salavate domethënë luten për te dhe e madhërojnë çështjen e tij.

Imam Ibën Kethiri, rahimehullah, thotë: qëllimi  nga ky ajet është se Allahu i informon robërit e Vet për pozitën e lartë që ka robi dhe pejgamberi i Tij në lartësitë e qiellit, pasi që për te luten malaqet, pastaj e urdhëroi edhe botën e ultë që të dërgojnë salavate dhe selame për te. Që të përmblidhet lavdi banorëve të qiellit dhe tokës për te e të bëhet bashkë “.

Përfitimet nga dërgimi i salavateve mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

1- Zbatimi i urdhrit të Allahut për dërgim të salavateve.

2- Përputhet me melaqet në këtë vepër.

3- Përputhet me Allahun në dërgimin e salavateve edhe pse dallon esenca.

4- Fiton dhjetë salavate nga Allahu ai që njëherë dërgon salavate mbi te.

5- Ngritet dhjetë grada.

6- i regjistrohen dhjetë shpërblime për një salavat.

7- I fshihen dhjetë gjynahe.

8- Shpresohet pranimi i lutjes atij që e fillon lutjen me salavate ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

9- Shkakton fitimin e ndërmjetësimit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

10- Shkak i faljes së mëkateve.

11- Shkak për ti mjaftuar Allahu në preokupimet e tija.

12- Shkak që të jetë afër Pejgamberit në Ditën e Kiametit.

13- Është në pozitë të sadakasë për atë që ska çka jep.

14- Shkak për ty kryer nevojat.

15- Shkak për të fituar Bekimin e Allahut dhe të maleqeve.

16- është pastrim dhe dëlirje për atë që dërgon salavate.

17- Shkak për ti ardhur myzhdeja për Xhenetit para vdekjes.

18- Shkak i shpëtimit nga trishtimet e Ditës së Kiametit.

19- Shkak për t’ia kthyer salavatin Pejgamberi. 

20- Shkak që ta kujton njeriu atë që ka harruar.

21- Shkak që ai tubim të jetë i mirë dhe të mos bëhet keqardhje në Ditën e Kiametit.

22- Shkak për të larguar varfërinë.

23- Largon nga njeriu emrin koprrac.

24- E hedh atë që dërgon salavate në rrugën e Xhenetit.

25- E shpëton nga kundërmimi i tubimit në të cilin nuk përmendet Allahu dhe i Dërguari i Tij.

26- Shkak për të qenë i plotë fjalimi ynë, i cili fillon me lavde ndaj Allahut dhe salavate ndaj Pejgamberit

27-  Shkak për të patë njeriu dritë në Urën e Siratit.

28- Njeriu me te largohet nga sjellja jokorrekte.

29- Shkak që të mbetet lavdi i Allahut mes banorëve të qiejve dhe tokës për atë që dërgon salavate.

30- i sjell bereqet në qenien, veprat, ymrin dhe interesin e tij.

31- Shkak për të fituar nga Rahmeti i Allahut.

32- Shkak për të vazhduar dashuria për Pejgamberin, shtimi dhe shumëfishimi i kësaj dashurie. Hallkë pa të cilën nuk  mund të kemi besim.

33- Shkak për ta dashur Pejgamberi atë njeri.

34-  Shkak për udhëzimin e këtij njeriu dhe për gjallërim të zemrës së tij.

35- Shkak që të përmendet emri i atij që dërgon salavate para Pejgamberit. I mjafton kjo vlerë.

36- Shkak që ti forcohen këmbët në Urën e Siratit dhe kalimin me sukses të kësaj ure.

37- Salavatet janë më e vogla që mund ta bëjmë për Pejgamberin.

38-  Përmban përmendjen e Allahut, falënderimin ndaj Tij dhe njohjen e dhuntive që na i ka dhënë duke e dërguar atë si Pejgamber.

39-  Salavatet janë lutje dhe këtë vepër pa dyshim se e do Allahu, e do edhe Pejgamberi.

 Salavati më i mirë:

اللهم صل على محمد وعلى آل محمد كما صليت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد، اللهم بارك على محمد وعلى آل محمد كما باركت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد).

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit