2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

VLERA E SALAVATEVE MBI TË DËRGUARIN E ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË.

Më të lexuarat

E para: Siguri nga koprracia.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Koprrac është ai, që kur përmendem nuk më dërgon salavate”. 


E dyta: Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate”.
E treta: Dërgimi i salavateve është shkak për faljen e gjynaheve dhe ngritjen e gradave.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më dërgon mua një salavat i falen dhjetë gjynahe dhe i ngritën dhjetë shkallë”.
E katërta: Siguri nga pikëllimi dhe humbja Ditën e Kiametit.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk është tubuar një popull në një vend dhe në të nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi mua, vetëm se për ta do të jetë pikëllim dhe humbje Ditën e Kiametit”.
E pesta: Kthimi i salavatit prej të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që Allahu të ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”. 
E gjashta: Përcjellja e salavateve nëpërmjet melekëve. 
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu ka melek të cilat shëtisin nëpër tokë dhe mi përcjellin salavatet e Umetit”.
E shtata: Afërsia me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. 
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.
E teta: Arritja e ndërmjetësimit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më dërgon dhjetë herë salavate kur gdhihet dhe dhjetë herë kur e arrin mbrëmjen, e përfshin ndërmjetësimi im”. 
Përshtati: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit