3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

VLERA E LEXIMIT TË KURANIT

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala thotë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ

O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus: 57).

 

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا

Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.” (Junus: 82).

 

إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُور.
لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ .
” Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Allahut dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas. َ
Që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij.
Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues.” (Fatir: 29-30).

 

Transmetohet nga Othmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”
(Shënuan: Buhariu: 67/9/68 (kapitulli mbi vlerën e Kur’anit), Tirmidhiu: 11/32 (kapitulli mbi shpërblimin e leximit të Kur’anit), Ebu Davudi: 1439 (kapitulli mbi namazin).

 

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Ai i cili e lexon Kur’anin pa gabime(me shkathtësi, zotësi, pa vështirësi), ai do të arrij gradën e melaikeve të pastra dhe të nderuara.
Ndërsa, ai i cili e lexon Kur’anin me vështirësi(me gabime, është fillestar apo ka probleme dhe vêshtirësi nê shqiptimin e fjalëve- shkronjave dhe nuk dorëzohet prap vazhdon lexon Kur’anin), ai i ka dy shpërblime.”
(Shënuan: Buhariu: 8/691 (kapitulli mbi tefsirin), Muslimi: 6/84 (kapitulli mbi namazin e udhëtarit), Ebu Davudi: 1441 (kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 12/29 (Vlerat e Kur’anit).

 

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Më të vërtetë ai i cili e lexon një shkronjë nga Kur’ani atij i takon njê e mirë, kurse një e mirë shpërblehet me dhjetëfishë.
Nuk them se Elif Lam Mim është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.”
(Shënuan: Tirmidhiu: 11/34 (Kapitulli mbi vlerat e Kur’anit) dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

 

Habab Ibn Mundhiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thênë:
“Afrohu tek Allahu sa të kesh mundësi.
Por, dije se nuk ke mundësi të afrohesh tek Allahu me diçka që ështê më e dashur tek Allahu, sesa Fjala e Tij (Kur’ani Famëlartë).”

 

Othman Ibn Afani,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
” Po t’u pastronin zemrat tuaja, kurrë nuk do ngopeshit nga fjala e Zotit tuaj(nga leximi i Kur’anit).”

 

Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
” Kush prej jush dëshiron ta dijë se a e don Allahun, atëherë le t’ia ekspozojë vetes Kur’anin(le ta shikoj se a e don Kur’anin), dhe nëse e do Kur’anin ai e don Allahun, sepse Kur’ani është fjala e Allahut.”

 

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit