9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vlera e ditës së xhuma (e premte) dhe veprat e ligjshme në të

Më të lexuarat

XHUMAJA

Vlera e ditës së xhuma (e premte) dhe veprat e ligjshme në të

  1. Xhumaja është dita më madhore e javës. Për të ka zbritur një sure e veçantë. Në Islam u emërtua me “xhuma” kurse arabët në kohën e injorancës këtë ditë e quanin “arube”. Në këtë ditë është e ligjshme larja, të kujtuarit e Allahut, lutja dhe shkuarja herët për namaz.
  2. Gusli (larja e plotë e trupit) i së xhumasë është larje më e vlefshme. Larja fillon me lindjen e agimit dhe ajo është e vërtetuar për atë që prezanton në namaz, e jo për femrën e as për udhëtarin. Në hadith qëndron: “Kur ndonjëri prej jush të vij për në xhuma, le të lahet.”

Nata e xhumasë dhe vlera e salavatit ndaj Pejgamberit

  1. Nuk vërtetohet lidhur me vlerën e natës së xhuma diç. Ajo është si netët e tjera. Lidhur me këtë janë transmetuar një sërë hadithesh të dobëta e të sajuara. Ndërsa sa i përket salavatit ndaj Pejgamberit ka hadithe që janë të kategorisë së mirë.
  2. Ndër punët më të mira të ditës së xhuma është salavati ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ngase xhumaja konsiderohet nga ditët më të mira kurse ai (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) është prej krijesave më të mira.

Çasti i pranimit të lutjes në ditën e xhuma

  1. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ditën e xhuma është një çast i vyer e i volitshëm të cilin, në qoftë se një musliman, rob i Allahut e kap duke u falur dhe i kërkon diçka Allahut të Lartësuar, atëherë Allahu, padyshim, do t’ia përmbushë atij kërkesën plotësisht.” Qëndrimi më i saktë i dijetarëve ai çast është para perëndimit të Diellit. Këtë e thonë: Ibn Abasi, Ebu Hurejra dhe shumica e sahabëve, Atau dhe Tavusi.

I vdekuri në ditën e xhuma

  1. Nuk është saktësuar ndonjë hadith lidhur me vlerën e atij që vdes në ditën e xhuma. Hadithin e kanë konsideruar të dobët Buhariu dhe të tjerët. Njeriun nuk e pastron (rregullon) koha e tij por e pastrojnë veprat e tij ngase ai e zgjedh punën dhe nuk e zgjedh kohën.

Hytbeja e namazit të xhumasë

  1. Minberi (podium) i xhumasë s’është i dedikuar vetëm për këshillë, por për të sqaruar edhe për ngjarjet e umetit. Në sahihun e Buhariut qëndron se Pejgamberi ka përmendur në minberin e tij gjendjen e fiseve aleate dhe kundërshtare të tij, fisin Gifar, Eslem dhe Usajje.

Shejh Abdulaziz et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit