5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vlera e Devotshmërisë

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “O njerëz! Frikësojuni Allahut, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe frikësojuni(bëhuni të devotshëm) Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Allahu, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.” (Nisa: 1).

“O besimtarë! – frikësojuni Alahut ashtu si duhet t’i frikësoheni dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!.” (Imran: 102).

“O besimtarë, frikësojuni Allahut, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Allahun, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.” (Hashr: 18).”

“Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “ Allahu pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh(vetëm prej atij që është i devotshëm).” (Maide: 27).”

“E kush i frikësohet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret.” (Talak: 2 – 3).

“Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “ Frikësojuni Allahut! E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni).” (Nisa: 131).

“O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu është bamirës i madh.” (Enfal: 29).

“Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të(të devotshmit) gjithë ata që i frikësohen dënimit të Allahut.” (Bekare: 2).

“Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët(janë të devotshëm) janë ruajtur nga mohimi.” (Merjem: 63).

“Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve(të devotshëm).” (Shuara: 90).

Transmetohet nga Ebu Dherri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” rikësoju Allahut kudo që të jesh, dhe pas çdo veprimi të keq pasoje një veprim të mirë (sepse veprimi i mirë e shlyen të keqin) si dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” (Shënon: Tirmidhiu: 1987, dhe thotë se hadithi është hasen (i mirë).

Komentim i përgjitshëm:

Takvallëku apo devotshmëria është: Të vendosësh një perde mes teje dhe dënimit të Allahut, duke i vepruar urdhëresat e Allahut si dhe duke u larguar nga ndalesat e Allahut.

Devotshmëria është përmbledhja e çdo mirësie në dynja dhe ahiret.

Allahu i porositi ata që ishin para nesh, neve dhe ata që do vinë pas nesh që të pajisen me devotshmëri.

Allahu na lajmëroi se veprat e mira i pranon vetëm nga ata që janë të devotshëm.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

Vlera e devotshmërisë në sheriatin e Allahut.
Devotshmëria është pêrmbledhja e të gjitha punëve të mira.
Devotshmëria është shkak i zgjerimit të rrizkut.
Devotshmëria është shkak për tejkalimin e vështirësive dhe shpëtimin nga sprovat e ndryshme.
Devotshmëria është nga shkaqet kryesore të fitmit (të Xhenetit) apo hyrjes në Xhenet.
Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim/Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani/Burimi: albislam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit