6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

VLERA E DASHURISË VËLLEZËRORE NË KUR’AN DHE SUNET – 4

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:
“Muhamedi është i dërguar i Allahut, ata qê janê me Muhamedin(sahabët), janê të ashpër ndaj qafirave, kurse ndaj vêllezërveve të tyre besimtarê janê tê mëshirshëm.”
(El Fet’h: 29).

“Nuk ka dyshim se Allahu do ta sjell njê popull qe Ai e do atë popull dhe ata e duan Atë(Allahun). (Allahu) do ta sjellë një popull që është i butê ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortê ndaj qafirave(mohuesve).”
(El Maide: 54).

“… e kush falë dhe bën pajtim(mes njerëzve), shpêrblimi pêr të është tek Allahu.”
(Shura: 40).

“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu êshtë në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bën vepra tê mira, që porositën njêri tjetrin t’i pêrmbahen të vërtetês dhe që këshilluan njêri tjetrin qê tê jenë tê durueshëm.”
(El Asr: 1-3).

Ibn Shubrume ia kishte kryer disa punê të mëdha disa vëllezërve të tij musliman.
Njëri nga vëllezërit ia solli një dhuratë(para) Ibn Shubrumes.
Ibn Shubrume i tha:
Çfarê është kjo o vëllai im i dashur?
Ai i tha: Një dhuratë modeste për punën që ma ke kryer.
Ibn Shubrume i tha:
Merri këto para, Allahu tê mëshiroftë o vëllau im.
Nëse kêrkon prej vëllait tënd për të ta kryer ndonjë punë dhe ai nuk mundohet aspak të ta kryejê atë punë, atêherë merr abdes për namaz, merri katër tekbire dhe falja namazin e xhenazes atij pêr së gjalli, dhe nga ai moment llogarite atë prej tê vdekurve.”

Një poet ka thënë:
“Më këshillo në vetmi
Dhe largohu nga këshillimi karshi (para) njerëzve
Nuk ka dyshim se këshilla para njerêzve është një lloj nënçmimi të cilin unë nuk jam i kënaqur që ta dëgjoj.”

Transmeton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” A e dini se ç’është përgojimi?
Sahabët thanë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri.
Ai tha: Ta pêrmendësh pêr vëllan tënd atë që ai e urren.
I thanë sahabët: Po nëse është e vërtetë ajo çka thuhet për të?
Ai tha: Në qoftë se është e vërtetê ajo çka thua për të, ti e ke përgojuar e nêse nuk është ashtu (çfarê ke thënë për vêllain tënd), atëherë ti ke shpifur pêr vëllain tënd musliman.”
(Muslimi).

Njëri prej selefëve ka thënë:
” Nëse i kërkon një vëllait tënd në islam para (pêr nevojat tua personale) dhe ai të pyet se çfarê tê duhen ato para, atëherë dije se ka humbur efekti, obligimi dhe dashuria vêllezërore pêr hir të Allahut.

Fet’h el Musili kishte shkuar tek shtëpia e njërit prej vëllezërve të tij në Islam dhe ai nuk kishte qenë në shtëpi.
Fet’hi kishte kërkuar prej shërbëtores (robreshës) së shokut të tij që t’ia sjellë arkën ku shoku i tij i ruante paratë e veta.
Pasi që ia solli robresha arkên, Fet’hi e hapi arkën dhe i pori sa para i duheshin.
Pasi që erdhi nê shtëpi vëllau në islam i Fet’hit, robëresha ia tregoi ngjarjen me shokun e tij Fet’hin.
Ky i tha: Nêse je duke thënë të vërtetën, atëherë je e liruar pêr hir tê Allahut (nuk do jesh më robëresh, po jeto e lirë).
Këtë e bêri nga gëzimi i madh që e kishte për ndihmën që ia bëri vëllait të tij në Islam Fet’hit.

Muhamedi Ibn Theuri tregon se Mameri ka thënë:
” Kam hyrë tek shtëpia e Katades dhe i pashë disa hurma e fillova të ha.
Pasi që më pa Katade, ai më pyeti: Çfarë je duke bërë o vêllau im?
I thashë: I pashë këto hurma në shtëpinë tënda dhe i hêngra.
Katade më tha: Hallall të qofshin o vëllai im, sepse Allahu e ka lejuar ngrënien dhe prijen pa leje kur je nê shtëpinë e vëllait tënd musliman.
Un i thashë (Mameri): Vëlla Katade: A mund të pi nga kjo enë ujë?
Katade më tha: Ti je vëllau im, çfarê është kjo pyetje (mos merr leje prej meje pêr tê pirë dhe pêr të ngrënë në shtëpinë time).”

Transmetohet se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- sa herê që hynte në kopshtin e Ebu Talhasë që quhej,- ” Burejha”,- ai pinte ujë pa e pyetur Ebu Talhan.

Imam Gazaliu,- Allahu qoftê i kënaqur me tê!,- ka thënë:
” Nëse ne largohemi dhe distancohemi prej vëllait tonë kur ai vepron ndonjë mëkat, atëherë ne kemi humbur rastin që të bëhemi sebeb që ai të udhëzohet në rrugën e drejtë.
Ne duhet t’i ndihmojmë atij drejt rritjes së imanit dhe largimit nga mëkatet.”

Transmetohet se Mesruki kishte një borxh shumë të madh.
Po ashtu edhe vëllai i tij nê islam Huthejme posedonte borxh.
Mesruki shkoi dhe ia pagoi (lau) borxhin vêllait tê tij në Islam Hejthemes pa e ditur fare Hejtheme se Mesruki ia ka pagu borxhin.
Në të njejtën kohë shkoi Hejtheme t’ia paguaj borxhin vëllait të tij në Islam Mesrukuf, pa e ditur fare Mesruku se ai ia ka paguar borxhin.

Vazhdon..

Përgatiti dhe ligjeroi: Suad B. Shabani
Xhamia Meshira ne Brig te Zvicrres
Ramazan, 2014..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit