-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

VLERA E DASHURISË VËLLEZËRORE NË KUR’AN DHE SUNET – 2

Më të lexuarat

Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Nëse ndonjëri prej jush e do vëllain e tij për hir të Allahut, le t’i tregojê atij se e do.”
(Shejh Albani rahimehullah thotë se hadithi është hasen, Sahih el Xhami: 280).

Transmeton Ebu Davudi me zingjir të vërtetë nga Enes Ibën Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një person ishte me pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe kishte kaluar një person dhe ai që ishte me pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- i thotë:
O i Dërguari i Allahut, unë e dua këtë.
Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- i tha: A ia ke thënë këtë atij?
Personi i tha: Jo.
Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- i tha: Thuaji(lajmroje) atij që e do.
Personi e arrinë atë dhe i thotë: Të dua për hir të Allahut.
Ai i përgjigjet: Të dashtë Ai(Allahu) për hir të Cilit ti më do mua.

Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu se Omer Ibën Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:
Kam kërkuar leje prej pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- për të shkuar në Umre dhe më lejoi të shkoj e më tha: Mos harro o vëllai im të lutesh edhe për ne.
Omeri tha: Ai(i Dërguari i Allahut) e tha një fjalë që nuk do të isha i kënaqur ta ndërroja me gjithë dunjanë.
Në një transmetim tjetër i ka thënë: Bashkëngjitna edhe neve në lutjet e tua.

Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Çdo rob musliman i cili lutet për vëllain e tij në fshehtësi, melaqet do të thonë: O Allah, jepja edhe atij të njejtën.

Gjithashtu, transmeton imam Muslimi nga Ebu Dheri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Mos e përbuzni asnjë vepër të mirë, edhe sikur të ishte ajo kur e takon vëllan tênd fytyrëçelur.

Transmeton Ebu Davudi nga Berra Ibën Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Kur dy muslimanë takohen dhe përshëndeten me dorë, do t’u falen mëkatet e tyre para se të ndahen.
(Shejh Albani rahimehullah thotë se hadithi është hasen, Sahihul Xhami: 5777).

Transmeton Imam Maliku se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: Ia kam bërë obligim Vetes time që t’i dua ata të cilët duhen për hir Timin, ata të cilët e vizitojnë njëri tjetrin për hir Timin dhe ata të cilët sakrifikojnë për Mua.
( (Shejh Albani rahimehullah thotë se hadithi është hasen, Sahihul Xhami: 7289).

Transmetohet nga Enes Ibën Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Ai i cili e takon vëllanë e tij me diçka që e gëzon atë, Allahu,- xhele ue ala!,- do ta gëzojê atë në ditën e gjykimit.
(Imam Taberani në librin e tij: Xhamiu Sagir).

Transmetohet nga Dejlemiu prej Enesit,- Allahu qoftê i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Shkëmbeni dhurata, sepse kjo e shton dashurinë dhe e largon hidhërimin ndaj njëri tjetrit.
Në transmetimin e Aishes qëndron:
Shkëmbeni dhurata që të duheni mes vete.
(Shejh Albani thotë se hadithi është sahih, Sahihul Xhamiu: 3004).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Kush ia lehtëson një brengë muslimanit, Allahu ia lehtëson atij një breng nga brengat e ditës së kijametit.
Kush ia lehtëson muslimanit një vështirësi, Allahu ia lehtësonë vështirësit e tij në dunja dhe ahiret dhe kush ia mbulon një të metë muslimanit, Allahu,- xhele ue ala!,- do t’ia mbulojê një të metë në dunja dhe ahiret.
Allahu është në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi është në ndihmë të vëllait të vet.

Dhe për fundin e kësaj ligjerate të sotshme, dy fjalë nga selefi:

Omer bin Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thoshte:
Mundohu tê gjesh për vëllain tënd deri në 70 (shtatêdhjetë) justifikime.”

Ebu Kilabe,- Allahu e mëshiroftë!, – thoshte:
“Nëse vëren tek vëllai yt një punë që të zemëron, mendo se ndoshta ka këtë apo atë arsye.
E nëse nuk gjenë asnjë arsye atëherë thuaj:
Ndoshta ka justifikim të cilin unë nuk e di.”

Vazhdon..

Përgatiti dhe ligjeroi: Suad B. Shabani
Xhamia Meshira ne Brig te Zvicrres
Ramazan, 2014..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit