-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vlera e Bitcoinit është manipuluar

Më të lexuarat

Ka prova se kriptovaluta Tether mund të jetë përdorur për të manipuluar çmimin e Bitcoinit dhe kriptovalutave të tjera.

“Tether po përdoret për të stabilizuar dhe manipuluar çmimin e Bitcoinit”, shprehet profesori John Griffin nga Universiteti i Teksasit.

Kritikët kanë ngritur shqetësimin se Tether Limited mban 1 dollarë për çdo monedhë Tether të hedhur në qarkullim. Monedha me vlerë 2.2 miliardë dollarë janë prodhuar që nga marsi i 2017-së.

Autoritetet rregullatorë në mbarë botën kanë ngritur alarmin ndaj kriptovalutave.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hapur hetim ndaj manipulimit të çmimeve të Bitcoinit dhe kriptovalutave të tjera, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e Bitcoinit arriti deri në 20 mijë dollarë, ndërsa sot këmbehet me 6,416.04 dollarë.

Hulumtuesit zbuluan se kur vlera e Bitcoinit binte, më shumë kriptovaluta Tether po hidheshin në qarkullim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit