1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vjosa Osmani godet Hotin: Të bëri kryeministër Hashim Thaçi, ai ta siguroi votën e 61’të

Më të lexuarat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi sipas saj ajo varet nga Beogradi dhe është krijuar nga Hashim Thaçi.

Osmani ka thënë se votën e 61 për qeverinë Hoti e ka siguruar presidenti Thaçi.

“Në radhë të parë një qeveri që varet nga Beogradi dhe së cilës votën e 61 ja siguroi presidenti Thaçi, asnjëherë s’mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, ka thënë Omani para mediave derisa ka dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka thënë se për të Thaçi asnjëherë s’ka qenë familje politike.

“Familja ime politike asnjëherë s’ka qenë dhe s’do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime do të jetë populli i Kosovës”, ka potencuar Osmani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit