1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës, 2021

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) prezanton për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2021

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë në vitin 2014, si një nga botimet më të veçanta, më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Qëllimi kryesor i Vjetarit Statistikor është të sigurojë në një botim të vetëm, një përmbledhje të plotë të statistikave sociale, ekonomike dhe bujqësore, për një periudhë të caktuar. Vjetari Statistikor prezanton, në mënyrë të detajuar dhe në baza vjetore, statistika të një game të gjerë temash statistikore nga sektorët përgjegjës të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.

Vjetari Statistikor është një botim i ndarë në 23 kapituj, të cilët në vete përmbajnë tabela, grafikë, harta, si dhe pjesën shkrimore dhe metodologjike, ku si objektiv kanë të sigurojnë të dhëna dhe një përshkrim më të plotë të strukturave sociale, ekonomike dhe bujqësore në Republikën e Kosovës. Vjetari statistikor në përmbajtjen e vet ka sistemuar e koordinuar, në mënyrë të qëndrueshme, përbërësit më thelbësorë të informacionit statistikor, që do të shërbejë për të treguar një pamje të gjerë të proceseve shoqërore, ekonomike dhe bujqësore të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit