3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vjen reagimi i Lavrovit, pasi tri vendet e Ballkanit bllokuan aeroplanin e tij që të udhëtonte në Serbi

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të hënën e përshkroi si “të paprecedentë” një veprim të tre vendeve të Evropës Lindore për të bllokuar aeroplanin e tij që të udhëtonte në Serbi.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se “ende nuk kishte marrë një shpjegim për vendimin e tyre”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se në vend të kësaj do ta ftonte homologun e tij serb që ta vizitojë në Moskë, duke shtuar: “Gjëja kryesore është se askush nuk do të mund të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Serbinë”.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – mbyllën hapësirën e tyre ajrore për një aeroplan zyrtar që do të kishte transportuar kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën.

Dhe Kremlini e përshkroi atë si një veprim armiqësor.

Lavrov u tha gazetarëve: “Nëse një vizitë e ministrit të jashtëm rus në Serbi shihet në Perëndim si diçka që i afrohet një kërcënimi në një shkallë universale, atëherë gjërat në Perëndim janë qartësisht shumë keq”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit