Ashtu siç kishte planifikuar, Mozilla ka nxjerrë Firefox 14.0.1, versionin më të fundit të shfletuesit të famshëm për përdoruesit e Windows dhe Mac. Ky version pason atë të muajit të kaluar Firefox 14 për Android dhe Firefox 13.
Për ata që kanë një version të fundit të shfletuesit, azhurnimi do të kryhet automatikisht. Por, gjithsesi mund ta shkarkoni dhe instaloni edhe manualisht.
Disa prej ndryshimeve më të rëndësishme përfshijnë një API të re e cila u lejon përdoruesve të ndalojnë kompjuterin e tyre për të kaluar në modulin Standby (praktike për video online), si dhe një azhurnim identiteti dhe përkrahje full screen për Max OS X 10.7 (Lion).
Ndryshimi më i dukshëm është një azhurnim në brezin e saj, e cila tani i plotëson vetë URL-të e vendosura. Mozilla gjithashtu ka vendosur HTTPS për kërkimet në Google. HTTPS do të fshehë kërkimet tuaja përmes SSL-ve të koduara, veti kjo që ju mbron nga individët në LAN apo ISP-të që mund të monitorojnë kërkimet tuaja.
Firefox 14 ka shtuar një karakteristikë të re të quajtur Click To Play. Kjo gjë kërkon autorizimin tuaj për një plug- in që të hyjë në funksion.
Për ta autorizuar atë përdoruesi duhet të klikojë mbi elementin e faqes dhe aty të zgjedhë opsionin për aktivizimin e tij. Click to Play mund të aktivizohet duke shkruar në brezin e Firefox about:config dhe më pas shtypni butonin Enter. Më tej shkruani plugins.click_to_play dhe vendoseni vlerën e saj në true. Mbylleni dhe hapeni shfletuesin Firefox dhe do të keni plug-in të aktivizuar.
Për të shkarkuar Firefox 14 për Windows klikoni këtu.
Për të shkarkuar Firefox 14 për Mac klikoni këtu.
Për të shkarkuar Firefox 14 për Linux klikoni këtu. (PCWorld Albanian/kohaislame