Disa nga pijet e shëndetshme verore

0
39

Përveç që janë të shijshme, disa pije janë të shkëlqyeshme për shëndetin dhe parandalojnë shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Freskohuni me pije, të cilat janë të mira dhe të shëndetshme, sepse përmbajnë shumë vitamina dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

Kakao

Është e shkëlqyeshme për lëkurën (mundëson hidratim më të mirë), por duhet të pihet në mënyrë të moderuar (më së shumti 2 dl në ditë). Po ashtu, kakao e blerë e gatshme nuk është as për së afërmi e shëndetshme si ajo që mund ta bëni vetë pa sheqer dhe me qumësht të payndyrshëm.

Shega

Është e pasur me polifenole, të cilat kanë aktivitet të fortë antioksidativ dhe përshpejton furnizimin me gjak. Mjafton një gotë shegë në ditë.

Qumështi

Konsumimi i rregullt i qumështit të payndyrshëm redukton rrezikun nga hipertensionin (tensioni i rritur i gjakut). Gjatë ditës duheni të pini dy gota qumësht.

Kefiri

Zgjidh problemet e tretjes, mbështet funksionin e zorrëve, është i mirë për qarkullim, ndërsa redukton edhe nivelin e kolesterinës. Doza e rekomanduar ditore është gjysmë litri.

Boronica e kuqe

Vepron në mënyrë efikase tek inflamacionet e ndryshme dhe infeksionet e traktit urinar (duke përfshirë E. Coli). Një gotë e vogël e boronicës së kuqe (me sa më pak sheqer) është doza e rekomanduar ditore.

Domatet

Lëngu i domateve është i mbushur me likopenë e cila luan rol të rëndësishëm në ngritjen e imunitetit. Likopena njëkohësisht redukton efektin e dëmshëm të rrezeve UV në lëkurë prandaj lëngu duhet të pihet rregullisht në pushime.

Portokalli

Pas shujtave të bollshme, lëngu i portokallit parandalon formimin e radikaleve të lira të cilat mund të dëmtojnë gjëndrat dhe në rastin më të keq të çojnë deri te sulmi në zemër. Më i miri është lëngu i portokallit të cilin e shtrydhim në shtëpi, sepse ai i blerë mund të përmbajë sasi shumë të vogla të frutës.

Uji

Ujë duhet të pini ngado që të shkoni. Ndihmon tek problemet me veshka dhe traktin urinar, acidoza, forcon zemrën, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe punën e trurit. Gjatë ditës duhet të pimë 1,5 litra ujë, respektivisht rreth një gotë çdo një orë.

Çaji i gjelbër

Përmban polifenolet të cilat ngadalësojnë rritjen e tumoreve dhe përhapjen e kariesit. Më i miri është çaji i gjelbër japonez të cilin në muajt e verës mund edhe ta ftohim. Doza e rekomanduar ditore është: 3-6 filxhanë./koha/kohaislame