0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjedh 710 mijë franga, shqiptari i lë në bixhoz e jetë luksoze

Më të lexuarat

Një ndihmëstrajner në një klub futbolli të Bazelit, me origjinë shqiptare ka përvetësuar një shumë prej 700 mijë frangash (648,332.19 euro) nga punëdhënësi i tij, një kompani e madhe sigurimesh. Sot në një gjykatë në Bazel, ai është dënuar me 20 muaj me kusht për një kohë prove prej dy vitesh, shkruan tvbasel.ch.

Por, ai po ashtu duhet të paguajë të gjithë shumën e përvetësuar pa të drejtë. Ndërsa kjo, me ratat prej 500 frangash në muaj, i bie që të paguajë edhe 120 vitet e ardhshme! Veç kësaj, kosovari 27-vjeçar duhet të paguajë 7000 franga për shpenzimet e hetimeve dhe 2000 të tjera për shpenzimet e gjykimit.

Fajin për vjedhjen e kësaj shume kaq të madhe e ka varësia e të riut ndaj lojërave të fatit, transmeton albinfo.ch. Ai ka punuar në një kompani sigurimesh shëndetësore e cila e ka përzënë nga puna më 11 maj 2016, pasi ka konstatuar se ai e ka “lehtësuar” për plot 710 mijë franga. Shqiptare “ka shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme aftësitë e tij në fushën financiare” thuhet në tekstin e vendimit gjyqësor, transmeton albinfo.ch.

Më tej aty thuhet se kosovari ka përpiluar fatura të rreme pesëshifrore (mbi 10 mijë franga secila) për fondin e sigurimit shëndetësor për të cilin punonte. Ato i adresonte te të afërm dhe të njohur të tij të cilët ishin të siguruar në fondin e njëjtë. Ata pastaj ia jepnin atij pjesën më të madhe të parave të përfituara në këtë mënyrë.

Me këto shuma parash ai ka larë borxhet e varësisë nga bixhozi dhe ka financuar stilin e tij luksoz të jetës. Kur tashmë gjithçka u zbulua, 27-vjeçari u paraqit vetë para Prokurorisë Shtetërore. Por pasi në fillim ai kishte kundërshtuar çdo përfshirje në vepër, ai ishte marrë në paraburgim dhe kishte qëndruar 38 ditë aty. Vetëm më vonë ai është treguar bashkëpunues.

Në ditën kur i është shqiptuar dënimi, ai ka treguar pendimin e tij para gjyqit: “Më vjen keq për atë çfarë kam bërë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë më”. Ai tani shkon rregullisht në një terapi për varësinë e tij nga bixhozi dhe tashmë ka gjetur punë në një autoshkollë. “Edhe martesa i ka mbijetuar krizës”, thotë ai.
Prokuroria, krahas tij ka paditur edhe shtatë të tjerë si bashkëpunëtorë të tij, një numër i të cilëve tashmë kanë marrë dënimet e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit