Në vazhdën e aktiviteteve të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 12.10.2022, së bashku me Muftiun e Shkupit Dr. Qenan ef. Ismailin pritën me kënaqësi në selinë e Rijasetit të BFI, Ambasadorin e ri të RMV në Oslo të Norvegjisë Dr. Driton Kuçi.
Së pari, mysafirit i uruan detyrën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të reja në karierën e tij.
Dr. Driton Kuçi me punën e tij të palodhshme në sfera të ndryshme vërtetë arriti të ngritet si një personalitet autoritativ me tipare shkencore, morale dhe dipolomatike duke qenë plotësisht në shërbim të ngritjes të vlerave shoqërore, në veçanti të shqiptarëve të RMV me çka la gjurmë të pashlyeshme në jetën shoqërore politike në vend dhe më gjërë.
Ambasadori i ri gjithmonë ka qenë në shërbim edhe të vlerave fetaro Islame në çdo detyrë që ka kryer nga posti i Ministrit e deri te postet tjera që i ka ushtruar në sferën politike dhe më gjërë.
Marrë parasyshë se bashkatdhetarët tanë janë aktiv edhe nē sferën fetare në Norvegji, jemi të vendosur për një bashkpunim të mirëfilltë me qëllim të organizimit sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë me punë nē Norvegji. Zoti i dhashtë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të reja.