Pas ngjarjes solemne të xhamisë së re në fsh. Tatesh të Myftinsë së Strugës me një organizim bukur të organizuar nga Myftiu i Strugës Mr Salim ef Sulejmani,, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shfrytëzoi rastin të vizitojë Myftiun e Ohrit H. Samet Ajdarin në shenjë urimi me rastin e kryerjes së Haxhit, njiherit zhvilluan një muhabet të këndshëm e bënë një shëtitje në qendrën e Ohrit deri te Xhamia Alipashës – bukurinë e rrallë të vendit tonë ku e falën me kënaqësi namazin e drekës. Me këtë rast, Kreu i BFI falënderoi për pritjen, Muftiun dhe bashkpunëtorët e tij.