6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vizita e paparalajmëruar e Lajçakut në Kosovë – mohohet se ka kornizë të re të dialogut, Kurti thotë se duhet të përfundojë me njohje reciproke

Më të lexuarat

Një ditë më parë për vizitë të paparalajmëruar në vendin tonë, ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takim është potencuar vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në takim u bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lajçak pas takimit me Kurtin, mohoi se ka “kornizë të re” të dialogut

Ai është takuar me kryeministrin, Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak deklaroi se është takuar me Kurtin për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa me Bislimin tha se ka diskutuar për çështjet e lirisë së lëvizjes, çështjet e personave të pagjetur dhe çështjet e energjisë.

Ai nuk pranoi që të hyjë në detaje për diskutimet, duke thënë se kjo nuk i bën mirë procesit.

Lajçak po ashtu nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm. Megjithatë, u shpreh se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka thënë se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Po, u habita kur dëgjova fjalën ‘armatura’, po përpiqem të kuptoj se çfarë do të thotë armatura sinqerisht. Mirë. Gjithsesi, ne jemi këtu për të çuar përpara procesin e normalizimit dhe takimi i radhës do të bëhet sapo të përgatitet mirë. Pra, dhe ky është gjithashtu një nga qëllimet pse jam këtu sot. Pra, sepse ju e dini, ne duam të sigurohemi që takimi të ketë një përmbajtje dhe të prodhojë diçka. E rëndësishme është që të dy liderët janë të gatshëm të takohen, BE-ja është e gatshme t’i presë ata, por ne jemi duke përgatitur agjendën. Nuk do të duhen 13 muaj të tjerë, unë mund t’ju siguroj, nëse do të jetë në shtator nuk jam i sigurt gjithashtu, sepse ne kemi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, siç e dini, unë do të jem në New York, Presidenti Vuçiq do të jetë në New York, J. Borell do të jetë në New York. Ne jemi duke punuar për ditën dhe agjendën e saktë”, tha ai.

Ndryshe, javët e fundit janë intensifikuar takimet dhe vizitat që kanë të bëjnë me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit