Të indinjuar nga gjendja e arsimit shqip në Maqedoni, Shoqata Kulturore “Vizioni M”, në vitin 2015 startoi me projektin e 7 marsit “Another Brick in the Wall”, ku nëpërmjet muzikës dhe aktiviteteve të ndryshme skenike shfaqet revolta e rinisë për situatën e përgjithëshme. Në këtë frymë ishin edhe organizimet e: – Vitit 2015, ku për temë kishim kushtet e rënda në arsimin shqip në Maqedoni. – Vitit 2016, fokusim i jonë ishte nënçmimi dhe ofendimet në tekstet shkollore. Këtë vit projekti “Another Brick in the Wall” i ShK “Vizioni M”, vjen me moton: “NOTA ime, NDERI im”, ku vihet në spikamë një dukuri mjaftë denigruese për arsimin shqip dhe shoqërinë në përgjithësi, atë të procesit të notimit në shkolla dhe universitete, e cila dukuri si duket kalon pa u vërejtur nga institucionet përkatëse.