0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

VITRI – VENDIMI I SHERIATIT DHE VLERA E TIJ

Më të lexuarat

VitriVitri është sunnet muekkede, namaz për të cilin ka nxitë Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu është tek dhe e don tekun.”[1]

Ali [radijall-llahu anhu] thotë: “Vitri nuk është vaxhib, as sikurse namazi vaxhib, por Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka falë vitrin

pastaj ka thënë: “O ju pasues të Kur’anit, faleni vitrin se All-llahu është tek dhe e don tekun.”[2]

KOHA E VITRIT

Lejohet falja e vitrit prej faljes së Jacisë, e deri para faljes së Sabahut e edhe pse të falurit në pjesën e tretë të natës është më mirë. Aishja

[radijall-llahu anha] thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] falte vitrin në të gjitha pjesët e natës. Ndonjëherë në fillim të

natës, ndonjëherë në mes të natës, e ndonjëherë në fund të natës, e disa herë në kohën e syfyrit (para Sabahut)”.

Është e pëlqyer të nxitohet në faljen e vitrit në fillim të natës për atë i cili frikohet se nuk mund të ngritet në fund të natës, kurse ai i cili mund

të ngritet në fund të natës, është e pëlqyer që të falet në atë kohë.

Transmeton Ebu Katadeja se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë Ebu Bekrit: “Kur e fal vitrin?” Tha: “E fali vitrin para se të flejë.” Pastaj Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pyeti Umerin: “Kur e fal vitrin?” Tha: “Flej, e pastaj e fali vitrin.” Pastaj Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Ebu Bekrit: “Ke vepruar në bazë të sigurisë”, kurse Umerit i tha: “Ke vepruar sipas fuqisë.” [3]

Aishja [radijall-llahu anha] ka thënë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] falej, kurse unë isha e shtrirë në shtrat. E kur donte ta

falte vitrin më zgjonte edhe mua të falem me të.”[4]

SA REKATE KA VITRI

Vitri ka më së paku një rekat e më së shumti 11 rekate. Ibën Umeri thotë se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Namazi i natës

është dy rekate-dy rekate, kurse prej juve dikush nëse ka frikë se po afrohet Sabahu. Le të falë një rekat tek si përfundim i asaj që e ka falë.”

[5] Mund të falen 3, 5, 7, 9 rekate. Aishja radijall-llahu anha] thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk shkonte mbi 11 rekate as në Ramazan, e as jashtë tij. I falte katër rekate, e mos pyet sa mië e sa gjatë, e pastaj i falte 3 rekate.”[6]

Aishja [radijall-llahu anha] thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] falte gjatë natës 13 rekate, e i përfundonte me 5 rekate vitër, nuk ulej në asnjë rekat përveç të fundit.”[7]

Aishja [radijall-llahu anha] thotë: “I përgatitnim Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] misvakun dhe ujin për abdest, e i shpallte ç’donte All-llahut t’i shpallte gjatë natës, pastaj fërkonte gojën me misvak dhe merrte abdest, e i falte nëntë rekate, nuk ulej përveç se në të 8-tin. Përmendte Zotin, e falënderonte dhe e lutte, pastaj ngritej pa

dhënë selam, e falte rekatin e 9-të, pastaj ulej e përmendte All-llahun, e lavdëronte dhe e lutte, pastaj jepte selam, sa që ne e dëgjonim (domethënë

me zë). Pasiqë jepte selam, i falte edhe dy rekate ulur. Këto janë njëbëdhjetë rekate, djali im. E kur u plak Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe u trash pak, falte vitrin shtatë rekate dhe i shtonte dy rekate në rekatin e parë, e me këtë bëheshin 9-ntë, djali im.”[8]

Nëse e falë vitrin 3 rekate, atëherë lexon sipas këtij rendi: Ibën Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve

sel-lem] gjatë namazit të vitrit lexonte: “suren A’la; Kafirun dhe Ihlas, rekatë për rekatë.”[9]

KUNUTI GJATË NAMAZIT TË VITRIT

Hasan bin Aliu thotë: “Më mësoi Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të them disa fjalë gjatë namazit të vitrit: “ALL-LLAHUMME IHDINI

FIMEN HEDEJT VE ‘AFINI FIMEN ‘AFEJT VE TEVELENI FIMEN TEVELEJT, VE BARIK LI FIMA E’ATAJT VE KINI SHERRE MA KADAJT FE INNEKE TAKDI VE LA JUKDA ‘ALEJK FE INNEHU LA JEDHUDHILU MEN VALEJT VE LA JE’IZZU MEN ‘ADEJT, TEBAREKTE RABBENA VE TE’ALEJT.”

Sunnet është që ky kunut të thuhet para rukusë duke u bazuar në hadithin e Ubej b. Ka’bit, i cili thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve

sel-lem] tha kunutin në namazin e vitrit para rukusë.”[10]

Kurse sa i përket thënies së kunutit në namazin e Sabahut përgjithmonë, është bid’at, siç kanë thënë shumica e sabaheve. Sa’d b. Tariku thotë: “I thashë babait tim: Baba ti je falur pas Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pas Ebu Bekrit, Umerit, dhe Aliut, këtu në Kufe 50 vjetë a e thonin atë kunutin në mëngjes? Tha Djali im kjo është shpikje.”

Ibën Kajjim El-Xhevziu thotë: “Është e pamundur që Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në çdo namaz të Sabahut pas kthimit të tij prej rukusë të thotë kunutin me zë, e të thonë sahabet pas tij Amin, e të mos jetë i njohur për Ummetin, por shumica e Ummetit nuk e din një gjë të tillë, shumica e sahabeve nuk e din një gjë të tillë, e bile të gjithë, sa që disa prej tyre kanë thënë që është shpikje (bid’at) siç është Sa’d bin Tarik.”[12]

[1] (Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu)

[2] (Buhariu dhe Muslimi)

[3] (Ibën Huzejmeja)

[4] (Buhariu dhe Muslimi)

[5] (Buhariu dhe Muslimi)

[6] (Buhariu dhe Muslimi)

[7] (Muslimi)

[8] (Muslimi)

[9] (Tirmidhiu dhe Nesaiu)

[10] (Ebu Dawudi)

[11] (Buhariu dhe Muslimi)

[12] (Nga Zedul Me’ad 1-271)

Përgaditi: Hoxhe Bekir Halimi

www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit