6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vitindërrimi, Erdogan veçon betejën me kamatën

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi që ai drejton me siguri po ecën drejt arritjes së synimeve të përcaktuara për ndërtimin e një Turqie të madhe dhe të fortë, e cila do të jetë ndër 10 ekonomitë më të forta në botë, me ata që do të jenë konkurrentët e saj.

Në një video-mesazh drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri, Erdogan theksoi se njerëzimi po hyn në një vit tjetër kalendarik dhe se Turqia ka bërë gjithçka për ta bërë vitin 2022 më të begatë, më të sigurt dhe më të bukur për kombin dhe njerëzimin në përgjithësi.

“Fundin e vitit e konsiderojmë si mundësi për auditim dhe kontabilitet të asaj që është bërë. I lutem Zotit që 2022-ën ta bëjë një vit të lumtur për kombin tonë dhe mbarë njerëzimin”, tha Erdogan.

Duke kujtuar se viti 2021, ashtu si një vit më parë, u la në hije nga situata pandemike, Erdogan tha se njerëzimi është përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike, tensionet dhe konfliktet në shumë vende, skena të dhimbshme të valëve të vazhdueshme të migrimit dhe shumë sfida të tjera.

Duke theksuar se këtë vit ishte e qartë se rendi ndërkombëtar i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore nuk ishte më në gjendje të kujdesej për sigurinë dhe prosperitetin në botë, Erdogan tha se ishte një fakt i padiskutueshëm që vendet e konsideruara si fuqi të mëdha nuk mund të jepnin përgjigje për sfidat e sotme. Sipas tij, ato kanë treguar qartë se nuk janë më aq të fuqishme sa të menaxhojnë krizat.

Ai tha se në këtë situatë, Turqia është treguar e suksesshme në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë, shëndetësisë, politike dhe sociale dhe se ka filluar një transformim historik në ekonominë e bazuar në investime, punësim, prodhim dhe eksport.

“Sigurisht, çdo transformim historik ka sfidat dhe kostot e veta. Nuk ka dyshim se ekonomia turke do të jetë nën sulm për një kohë të gjatë, por ne jemi gati për këtë”, tha Erdogan, referuar goditjes që po u bën interesave bankare, në thelb fajdesë ose kamatës, apo ekonomisë së bazuar në fajde ose kamatë.

Ai tha gjithashtu se Turqia e re, në bazë të demokracisë së fortë dhe progresit, vazhdon rrugën e saj, pa lëshime për të ardhmen në bazë të vullnetit të saj. Ai shtoi se simboli i Turqisë së re është bërë sistemi i saj presidencial efikas i qeverisjes.

“Para se të përfundoj fjalët e mia, dua t’i drejtohem Zotit që të mëshirojë të gjithë qytetarët tanë që vdiqën në vitin 2021 për arsye të ndryshme, veçanërisht për ata që humbën jetën si pasojë e pandemisë, fatkeqësive natyrore dhe heronjve tanë që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të atdheut. Fëmijëve tanë të lindur këtë vit uroj një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe të suksesshme me prindërit dhe njerëzit e tyre të dashur. Ne lutemi që viti i ri të sjellë paqe dhe prosperitet për popullin tonë dhe për mbarë njerëzimin”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit