1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vitin e kaluar janë vrarë 51 punonjës të OKB-së

Më të lexuarat

Sindikata e punonjësve të Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se vitin e kaluar 51 punonjës të OKB-së janë vrarë në krye të detyrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga sindikata në fjalë është theksuar se nga të vrarët 27 kanë qenë ushtarë paqeruajtës, ndërsa 24 të tjerë punonjës civilë duke përfshirë mes tyre edhe punonjësit me kontratë. Gjithashtu është vënë në dukje se punonjësit janë vrarë me qëllim duke u vendosur në objektiv me bomba artizanale, predha, goditje me top, mina, bomba dore, sulme kamikaze apo me atentate.

Në deklaratë gjitashtu vihet në dukje se vrasjet më të shumta në vitin 2015 ashtu si edhe një vit më parë kanë ndodhur në Mali, ku theksohet se janë vrarë 25 punonjës të OKB-së ku 11 prej tyre janë ushtarë paqëruajtës dhe 14 punonjës civilë.

Gjthashtu në deklaratë konfirmohet se në 4 vitet e fundit janë vrarë të paktën 207 punonjës, pjesë e personelit të OKB-së, ku dhe të tjerë janë rrëmbyer ose janë arrestuar në shumë vende kryesisht në Sudanin Jugor.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit