1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Vitin e kaluar 26 mijë hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Al Aksa”

Më të lexuarat

Administrata e Fondacioneve Islame në Kuds bëri të ditur se gjatë vitit 2017, rreth 26 mijë hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa dhe se numri në fjalë ka arritur në nivel rekord në krahasim me vitet e kaluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Administratës së Fondacioneve Islame në Kuds, Sheiku Azzam el-Hatib në një deklaratë me shkrim thotë se “Në vitin 2017, 25 mijë e 630 hebrenj fanatikë, në kuadër të lejes së autoriteteve izraelite, kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa duke e shkelur respektin ndaj saj”.

Në krahasim me vitet e kaluara, Hatib thotë se numri i bastisjeve të kryera gjatë vitit 2017 ka arritur në nivel rekord. Sipas tij, rritja e numrit të bastisjeve ka ndodhur në kuadër të mbështetjes së qeverisë izraelite dhe fetfave të rabinëve të cilat nxisin për bastisje.

Sheiku Hatib akuzon Izraelin se po përpiqet ta ndryshojë statusin e Mesxhid-i Aksa-së duke paralajmëruar se kjo është një lojë e rrezikshme.

Gjatë vitit 2016, 14 mijë e 806 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite duke shkelur respektin ndaj Harem-i Sherifit.

Qeveria e Izraelit që nga viti 2003 e deri më tani vazhdon të lejojë hyrjen e kolonëve hebrenj në oborrin e Aksa-së, nën mbrojtje të policisë, kurse kohë pas kohe vendos kufizime të moshës për hyrjen e muslimanëve.

Organizata dhe politikanë të shumtë radikalë të Izraelit bëjnë thirrje për hapjen e Harem-i Sherifit për t’i kryer adhurimet ku besojnë se aty ndodhej një tembull hebre, i cili është rrënuar dy herë më parë.

Mesxhid-i Aksa, i cili ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim është kibleja e parë e muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit