8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Viti i Ri Hebre, Izraeli bllokon Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria thuhet se vendkalimet do të qëndrojnë të mbyllura për katër ditë rresht deri të shtunën në mesnatë

JERUSALEM (AA) – Izraeli ka mbyllur të gjitha kalimet të cilat e lidhin me Bregun Perëndimor të pushtuar dhe me Rripin e bllokuar të Gazës në kohën kur do të feston Vitin e Ri hebre, Rosh Hashana i cili fillon sonte ne mësnatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar nga ushtria thuhet se vendkalimet do të qëndrojnë të mbyllura për katër ditë rresht deri të shtunën në mesnatë.

Gjatë kësaj periudhe, thuhet në deklaratë, palestinezëve do t’u ndalohet hyrja në Izrael “për çfarëdo arsye”.

Përjashtimet do të bëhen për rastet të cilat do të kenë pëlqimin e autoriteteve izraelite në raste të emergjencave mjekësore dhe “rastet humanitare”, thuhet në deklaratë.

Të mërkurën në mëngjes, dhjetra kolonë hebrenj me forcë hynë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, për të shënuar vitin e ri hebre.

Zëdhënësi i organizatës “Vakëfi Islamik”, Firas al-Dibs, deklaroi për AA se rreth 200 kolonë hebrenj u futën me forcë në kompleksin e xhamisë të shoqëruar nga policia izraelite.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë pas Mekës dhe Medinës. Çifutët, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte shtëpia e një tempulli të shquar hebre në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967.

Në një veprim të vitit 1980 i cili asnjëherë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, aneksoi të gjithë qytetin e Jerusalemit duke e cilësuar atë si “kryeqyteti i përjetshëm dhe i pandarë i shtetit hebre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit