4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Viti i dështuar i Qeverisë ‘Mustafa’

Më të lexuarat

Viti i parë i Isa Mustafës në krye të Qeverisë cilësohet i dështuar. Subjektet opozitare dhe analistët politikë kanë thënë se kjo Qeveri më shumë është marrë me menaxhimin e krizave dhe me plotësimin e kushteve të vëna nga Lista Serbe, sesa me planin qeverisës. Zyrtarët qeveritarë nuk flasin për vitin e parë
Për herë të parë që nga paslufta, më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e mori drejtimin e Qeverisë së vendit në një koalicion me subjektin më rival, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Koalicioni që bashkoi dy krahët, hyri me premtime megalomane duke garantuar uljen e papunësisë, zhvillimin e hovshëm ekonomik, rritjen e pagave, integrimin në BE, liberalizim të shpejtë të vizave., shkruan ‘Zëri’.

Por, pas një viti bashkëqeverisjeje, premtimet për punësimin e 200 mijë qytetarëve për 4 vjet, kanë mbetur vetëm iluzione politike të bashkëqeverisjes të ashtuquajtur të “elefantëve”, i cili përveç akomodimit në qeverisje dy figurat politike, Isa Mustafën në krye të Qeverisë dhe Kadri Veselin në krye të Kuvendit, thuhet se nuk solli ndryshime të tjera.

Një vit pas marrëveshjes për koalicion PDK-LDK, subjektet politike opozitare dhe analistët politikë kanë vlerësime negative për qeverisjen e Isa Mustafës.

Sipas tyre, Qeveria është më e brishta që nga paslufta në Kosovë, ndërsa përveç MSA-së që është konkretizuar sivjet, ata nuk shohin ndonjë punë “të hairit”. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit