1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Viti 1941: Mulla Zekë Berdyna me bashkëluftëtarë, në mbrojtje të Çakorrit

Më të lexuarat

Në rrjetet sociale ka filluar të dalë një foto e viti 1941, ku shihet Mulla Zekë Berdyna me një grup luftëtarësh, duke mbrojtur kufirin në qafë të Çakorrit.

Kjo foto po përcillet me komente nga qytetarë të shumtë, të cilët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj Demarkacion dhe Qeverisë së Kosovës. Ata po ashtu janë të irrituar nga deklaratat e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri , i cili thotë se “kemi menduar qe Çakorri na takon neve, po me letra s’po del”.
mulla zekavitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës. Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 ka qenë në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë. Në vitin 1948 burgoset dhe dërgohet në Nish për katër vite dhe në Goli Otok në vitet 1952-1960 nën akuzën si prostalinian.

Mulla Zeka, pasi doli nga burgu, përveç si imam i fshatit Novosell, u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve.

Vdiq më 12 janar 1987. /Telegrafi/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit