Rreziku nga diabeti mund të reduktohet përmes rrezeve të diellit dhe vitaminës D, tregon një studim.
Studimi ka analizuar mostrat e gjakut të marra nga fëmijët për çdo tre deri në gjashtë muaj, për më se katër vjet, transmetojnë mediat britanike.
Rezultatet zbuluan se mungesa e vitaminës D te fëmijët shton rrezikun nga diabeti, ndërsa ekspozimi ndaj diellit është ndër mënyrat më të mira për të rritur sasinë e vitaminës D në trupin tuaj.
Sipas studimit, fëmijët me nivele të larta të vitaminës D dhe të cilët kalojnë më shumë kohë jashtë, rrezikohen më pak nga zhvillimi i diabetit.
Studimi është kryer nga Universiteti Anschutz në Kolorado.