-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Vitamina B3 në vend të antibiotikëve

Më të lexuarat

Dozat e larta të vitaminës B3 ose nikotinamideve në masë të madhe rrisin aftësinë e sistemit të imunitetit për të krijuar antitrupa, duke përfshirë edhe ata që mund të shkatërrojnë superbakteret.

Antibiotikët duhet t’i marrim në momentet kur sistemi i imunitetit tonë nuk është më në gjendje të përballet me bakteret dhe ka nevojë për ndihmë, transmeton Koha.net. Njëkohësisht, antibiotikët janë aq shumë në përdorim sa që tashmë janë zhvilluar superbakteret, të cilat janë rezistente në cilindo antibiotik.

Por, e ardhmja nuk është edhe aq e zymtë sa duket në shikim të parë, sepse hulumtimet kanë treguar që dozat e larta të vitaminës B3 ose nikotinamideve me të madhe rrisin aftësinë e sistemit të imunitetit për të krijuar antitrupa, duke përfshirë edhe ata që mund të shkatërrojnë superbakteret.

Hulumtimet kanë treguar që infeksionet e rrezikshme krijohen si pasojë e mungesës së disa proteinave në neutrofile, por dozat e larta të vitaminës B3 përforcojnë pikërisht sekretimin e kësaj proteine.

Hulumtimet e para janë kryer në minj, por rezultatet e njëjta janë fituar edhe në qelizat njerëzore. Problem i vogël është që dozat terapeutike nuk mund të futen përmes ushqimit normal, por lajmi i mirë është që nuk mund të mbidozohemi me vitaminë B3 sepse sasitë e përdorura në këtë terapi tashmë janë përdorur në terapitë tjera pa pasoja.

Burime të pasura të vitaminës së lirë B3 janë mëlçia, mishi, drithërat, bimët bishtajore dhe kikiriku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit