16.7 C
Pristina
Friday, June 28, 2024

Vinte nga familje e pasur/ Profili i përdhunuesit më të keq në histori

Më të lexuarat

Një student doktorature, i cili shkonte në kishë, u dënua nga një gjykatë me 30 vite burg.

Ai mendohet se është përdhunuesi serial më i keq në botë.

Sipas Daily Mail, Reynhard Sinaga, 36 vjeç, ka sulmuar të paktën 195 meshkuj, por policia dyshon se kjo shifër mund të jetë më e madhe.

Gjyqtari që dha vendimin tha se ai ishte një monstër.

Sinaga jetonte në një apartament pranë ‘fshatit homoseksual’ në Mançester. Ai vinte nga një familje e pasur nga Indonezia.

Jetën e tij luksoze ia sponsorizonte babai, një biznesmen i fuqishëm pronash.

Sinaga nuk donte të kthehej në vendlindjen e tij, për shkak se prindërit nuk e dinin se ishte homoseksual dhe donin ta martonin.

Një shok i tij tha se ai kishte një vilë të madhe në mes të Xhakartës me shërbëtore, shoferë e gjithçka.

Sinaga, që ka një vëlla dhe një motër, e shijonte jetën liberale seksuale në Mançester, krejt ndryshe nga Indonezia, ku në disa shtete, homoseksualiteti është i paligjshëm.

Familja e tij ishte kaq e pasur, sa ai nuk punonte asnjë ditë. Apartamentin e kishte pranë lokaleve dhe klubeve të natës që frekuentoheshin kryesisht nga homoseksualët.

Në universitet kishte mbrojtur tezën për seksualitetin dhe transnacionalizmin në vendet aziatiko-jugore.

I rritur në një familje katolike, ai shkonte rregullisht në kishën afër apartamentit.

Aty zuri shoqëri fillimisht me dy homoseksualë më të mëdhenj në moshë, të cilët i identifikonte si prindërit homoseksualë.

Prindërit e tij kanë mbetur të shokuar nga vendimi.

Sinaga i gjuante meshkujt në orët e para të mëngjesit. Pasi fliste me ta për muzikën apo jetën universitare, u ofronte pije ose strehë për të fjetur kur ishin shumë të dehur.

Pasi i dërgonte në apartamentin e tij, i drogonte deri në pikën kur ata humbisnin ndjenjat. Më pas i përdhunonte dhe të gjithë skenën e filmonte.

Shumë prej viktimave të tij as nuk e dinin se çfarë u kishte ndodhur. Pasi mësonin të vërtetën, tronditeshin. Në dy raste, viktimat e tij kanë tentuar vetëvrasjen.

Sinaga, i cili shënjestronte kryesisht studentët heteroseksualë, u dënua për 159 sulme, përfshi këtu 136 përdhunime, tetë tentativa për përdhunim dhe 15 sulme.

Hetuesit kanë zbuluar pamje të tij duke sulmuar të paktën 195 meshkuj të ndryshëm, 70 prej të cilëve nuk janë identifikuar akoma.

Ai u zbulua kur po përdhunonte një adoleshent që merrej me regbi. Adoleshenti u përmend gjatë kohës që po abuzohej me të dhe u arratis drejt policisë ku bëri denoncimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit