1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Viliam Mur: Historia nuk regjistron asnjë reformatorë i cili i zgjoi shpirtrat e njerëzve dhe ringjalli moralin brenda një kohe të shkurtër, ashtu siç bëri i Dërguari i Islamit, Muhamedi

Më të lexuarat

Orientalisti skocez, Viliam Mur, i lindur në Glazgov më 27 Prill 1819 e ka studiuar jetën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem dhe hilafetin e hershëm Islam. Vdiq në Edingburg më 11 Korrik të vitit 1905.

Viliam Mur në librin e tij “Jeta e Muhammedit” – (The Life of Mahomet), në mes të tjerave, shkroi edhe për virtytet dhe cilësitë e moralit madhor të Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem, siç janë dhembshuria, butësia, vetëmohimi, drejtësia, modestia etj.

Në një nga citimet e tij, Viliam Mur thotë: «Pjesa më e madhe e karakterit të Muhamedit ishte mirësjellja dhe respekti. Në sjelljen e tij mbizotëruan përulësia, butësia, durimi, vetëmohimi dhe bujaria, dhe këto cilësi ndikuan në fitimin e dashurisë së njerëzve përreth tij. Ai urrente t’i thoshte dikujt ‘Jo!’ Nëse dikush i kërkonte diçka dhe ky nuk ishte në gjendje t’ia plotësojë kërkesën, atëherë heshtte. Turpi i tij, sipas përshkrimeve të Aishes radijAllahu anha, ishte si turpi i virgjëreshës në natën e parë të martesës. Nëse diçka e zemëronte, mund të vërehej nga pamja e fytyrës dhe jo nga fjalët e tij.

Asnjëherë nuk ofendoi ndonjë shërbëtor apo grua dhe nuk e refuzoi ftesën në shtëpinë e ndonjë as’habi, pavarësisht statusit të atij që e fton. Nuk e refuzoi dhuratën sado e vogël dhe e parëndësishme të jetë dhe nuk i zgjaste këmbët ndërsa ishte duke qëndruar me shokë. Sillej në mënyrë që të gjithë të pranishmit të ndjeheshin të nderuar dhe të privilegjuar në shoqërinë e tij. Nëse e takonte dikë të lumtur dhe të gëzuar për ndonjë sukses, ai e përqafonte me dashuri dhe empati. E ndante dhimbjen me të pikëlluarit dhe ata që janë goditur nga ndonjë fatkeqësi.

Ishte shumë i butë dhe afërt me fëmijët, deri në atë shkallë që i përshëndeste dhe u jepte selam ndërsa ata luanin. E ndante ushqimin me të tjerët, madje edhe në kohë urie dhe mungese dhe mundohej që të gjithë njerëzit përreth tij të ndjehen mirë.

Në jetën e Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem dominonte thjeshtësia prindërore. Ai e shërbente veten, ndërsa kur jepte sadaka, ai e bënte me dorën e vete. I ndihmonte gratë e tij rreth punëve të shtëpisë, vet i qepte rrobat dhe i pastronte këpucët dhe kurrë nuk e refuzoi ushqimin që i ofrohej.

Ishte e lehtë për të gjithë ta takonin dhe njoftonin, i pranonte ftesat edhe nga skllevërit. Kur të ulej në sofër, ai thoshte: ‘Unë jam ulur në sofër si rob, ushqehem si rob, sepse unë në thelb jam rob (i Allahut).”

Kur fliste për drejtësinë e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, Viliam Mur, shkruan:

”Muhammedi ishte i drejtë dhe i matur, në veçanti në kontakt me armiqtë e vet, madje edhe nëse dorëzoheshin dhe nënshtroheshin, ai nuk i trajtonte si tiran, nuk i torturonte apo vriste. I falte dhe i amnistonte, madje edhe armiqtë më të mëdhenj i trajtonte me respekt dhe dinjitet, duke i hedhur kujtimet e dhimbshme të së kaluarës në harresë.”

Në vëllimin e dytë të librit të tij, Mur e përshkruan të Dërguarin e Allahut si vijon: “Muhamedi është shumë më lartë se sa përshkruhet nga ndonjë ekspert (historian) i cili e ka komentuar historinë e tij të famshme. Historinë që e vendosi Muhamedin në krye të të dërguarve dhe mendimtarëve botëror. Muhamedi u dallua me fjalën e tij të qartë, thjeshtësinë dhe lehtësimin e fesë dhe bëri vepra mallëngjyese. Historia nuk regjistron asnjë reformator që zgjoi shpirtrat e njerëzve, ringjalli moralin dhe ngriti vlerën e virtytit në një kohë aq të shkurtër, siç bëri Profeti i Islamit, Muhamedi.”

Përgatit: Abdusamed Nasuf Bušatlić
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit