2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Viktima më e fundit nga zjarri izraelit, teksa po kërkonte macen

Më të lexuarat

Ushtria hebreje pranon se vrau “aksidentalisht” 16-vjeçaren palestineze

Ushtria izraelite ka pranuar se vrau “aksidentalisht” një adoleshente palestineze gjatë një operacioni në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të hënën herët në mëngjes, ministria e shëndetësisë e Autoritetit Palestinez njoftoi vdekjen e Jaina Zakarna, 16 vjeçe, e cila u qëllua në kokë në një shkëmbim zjarri midis forcave izraelite dhe militantëve lokalë. Hussein al-Sheikh, një zyrtar i lartë i qeverisë palestineze, bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për “ekzekutimin e adoleshentes”, funerali i të cilit u mbajt disa orë më vonë në prani të qindra njerëzve.

“Nga hetimi paraprak dolëm në përfundimin se vajza e re u vra nga zjarri i paqëllimshëm i ushtarëve që synonin njerëz të armatosur në një çati në këtë zonë”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Sipas familjes së saj, Jaina ishte në çatinë e shtëpisë së saj kur ndodhën të shtënat. Ajo u gjet e vdekur pasi forcat izraelite u tërhoqën.

“Ajo u ngjit (në çati) për të kërkuar macen e saj dhe nuk u kthye më. Pastaj vëllai i saj doli për ta gjetur, hapi derën dhe e pa atë të shtrirë këtu në shpinë”, tha xhaxhai i vajzës, 28-vjeçari Yasser Mahmud Zakarna. “Ai është qëlluar në kokë, në fytyrë dhe dy herë në gjoks”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Benny Gantz shprehu keqardhjen e tij për vdekjen e të miturës “si dhe vdekjen e çdo personi që nuk është i përfshirë në terrorizëm”.

Dy palestinezë të tjerë u plagosën gjatë këtij operacioni, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Ushtria izraelite tha se të dyshuarit vendosën pajisje shpërthyese dhe qëlluan mbi ushtarët. Tre persona u arrestuan. “Ushtarët u përgjigjën me plumba të vërtetë kundër personave të armatosur,” shtoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit