1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Viktima e përdhunimit, përse preferon heshtjen

Më të lexuarat

Nga: Lejla Halave

Viktima e përdhunimit, përse preferon heshtjen

“Edhe pse jam ekspozuar ndaj përdhunimit që kur kam qenë 11 vjeçe, e kam mbajtur të fshehtë një ngjarje të tillë, duke mos u treguar atyre që më rrethonin. Kisha shumë frikë se familja nuk do të më kuptonte. Një herë, para pak kohësh, u orvata ta hap si bisedë me mamin, se çfarë duhet të bëjë një vajzë e cila përdhunohet, por reagimi i saj më erdhi si rrufe në qiell të hapur.”
“Shkurtimisht, jam përdhunuar nga mësuesi i fizkulturës, gjë e cila është përsëritur disa herë. E kisha të pamundur ta hap këtë bisedë me ndonjë person, pasi e dija se do të shihem si fajtore.”
“Jam përdhunuar që kur kam qenë e vogël dhe e kisha të pamundur të vetëmbrohesha. Edhe kur u rrita dhe u bëra më e ndërgjegjshme, nuk mundesha ti rrëfehem askujt për atë që po më ndodhte, pasi i frikësohesha pasojave. Mund të humbisja njerëzit më të afërt.”
Këto janë disa nga rrëfimet e vajzave që kanë përjetuar traumën e përdhunimit në jetën e tyre. Ato e kanë pasur të pamundur tu tregojnë se çfarë po heqin, as familjarëve dhe as dikujt tjetër në shoqëri. Por pyetja që shtrohet është: Përse?
Psikologët kanë mendime të ndryshme lidhur me heshtjen e viktimave. Ashtu siç u drejtohen vetë viktimave, ata u drejtohen edhe familjarëve dhe shoqërisë.
Nëse vajza e kapërcen frikën dhe i tregon se çfarë po heq një personi të mençur, do të mund të ngrihej padi ndaj përdhunuesit. Sa më shumë kkohë të kalojë, aq më e pavlerë shihet hapja e një plage të tillë.
Imagjinoni nëse nëna ka qenë shoqe e ngushtë e vajzës që nga vegjëlia,  vajza nuk do ia mbante dot të fshehtë përdhunimin. Ajo – nëna – do ta kishte kthyer përmbys gjithë botën derisa të arrinte tek autori i krimit dhe të merrte hakun. Por në shoqëritë tona, të drejtat shkelen me këmbë dhe është viktima ai që akuzohet.
Në raste të tilla, autori i krimit është në pozita tepër të dobëta, por ai merr forcë nga pafuqia, pozitat e dobëta dhe paniku që pikas tek viktima. Ai ushqehet me heshtjen e saj, edhe pse thjesht një kërcënim se do të tregojë dhe do e marrë vesh bota skandalin, është i mjaftueshëm për ti dhënë fund krimit.
Deri kur do vazhdojmë ta nxisim njëri-tjetrin drejt heshtjes? Viktima nuk flet dhe heshtjen e paguan shtrenjtë. Ajo që bën ajo, është se lutet që ti vijë vdekja sa më shpejt dhe ta largojë nga ai tmerr.
Ne si shoqëri vazhdojmë ti zhysim kokat tona në rërë, mjafton të mos përballemi me problemin dhe mekanizmat që e luftojnë atë.
Zakonisht, mbi viktimën mblidhen disa faktorë të cilët e bëjnë të zgjedhë heshtjen si alternativë, duke duruar vuajtjet. Kështu, ajo i frikësohet emrit të saj nga çfarë ka ngjarë, i druhet të ardhmes dhe jetës bashkëshortore, duke i injoruar pasojat e kësaj heshtjeje dhe metodat që duhet të përdorë për ti dhënë fund kësaj tragjedie.
Tek ne është e përhapur kultura e mohimit, e cila fshihet pas sloganeve të bukura si: Jo skandalit, emri i familjes dhe fisit, heshtja etj… të gjitha në kurriz të botës shpirtërore të njeriut të përdhunuar.
Përveç heshtjes dhe pjesëmarrjes në krim, neve na mungojnë dhe ligje që dënojnë dhe penalizojnë aktin e ngacmimit seksual, për të mos folur për mungesën e institucioneve sociale dhe ndërgjegjësimit mediatik.
Në të gjithë këtë kontekst, viktima zgjedh heshtjen, pasi bindet se ajo është me më pak pasoja. Kështu, ajo është dy herë viktimë, një herë kur humbet nderin dhe abuzohet me të, herën tjetër kur zgjedh heshtjen për tu përballur me problemin dhe shoqërinë. Ajo i frikësohet gishtave të akuzës të cilët do i drejtohen nga njerëzit më të afërm të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit