1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vidhen të dhënat e 79 bankave

Më të lexuarat

Një haker i njohur në Twitter si Reckzor, bëri me dije se ai kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në serverët që i’u përkisnin një numri të madh të bankave. Për ta vërtetuar këtë, hakeri lëshoi të dhënat që kishin të bënin me kartelat e kreditit të Visas dhe MasterCard.

Të dhënat e zbuluara përfshijnë emrat e plotë, adresat, llojet e kartelës së kreditit apo debitit, numrat e telefonit si dhe email adresat.

Reckzor, thotë që kjo është vetëm një pjesë e të dhënave të vjedhura dhe se sasia e plotë e të dhënave është “rreth 50GB ose më shumë” të marra nga “më shumë se 79 banka të mëdha” të cilat ai i ka sulmuar gjatë tre muajve të kaluar. raporton pc World Albenia

Global Payments, që është një ndërmarrje për përpunim të kartelave të kreditit në nivel ndërkombëtar, pranoi gjatë muajit mars që hakerët kishin vjedhur numra të kartelave të kreditit që i’u përkisnin më tepër se 1.5 milionë konsumatorëve të MasterCard dhe Vista.

Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse Reckzor ishte i përfshirë në këtë vjedhje. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit