1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Videot/ Sulmi i Al Kaedas në Burkina Faso, lirohen 126 pengje, 20 viktima

Më të lexuarat

Lirohen 126 pengjet që mbaheshin në hotelin “Splendid” në Ouagadougou në kryeqytetin e Burkina Fasos, ku mbetën të vrarë të paktën 20 persona.
Policia: U mbyll operacioni i lirimit te pengjeve

Operacioni kundër militantëve të al-Kaidës në një hotel luksoz në Burkina Faso ka përfunduar dhe janë liruar 126 persona, që ishin marrë peng.

Autoritetet në Brukina Faso thanë sot se forcat vendëse dhe ato të Francës e morën kontrollion në hotelin Splendid me katër yje dhe në një kafene të afërt, në kryeqytetin Ouagadougou.

Ministria e brendshme e Burkina Fasos tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë tre persona të armatosur dhe ende po i vazhdojnë kërkimet në hotelet e afërta për të qenë të sigurt se nuk ka militantë të fshehur.

Pas depërtimit të militantëve në hotel dhe në kafene, mbrëmë vonë, janë vrarë së paku 20 vetë dhe 33 të tjerë janë plagosur.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë al-Kaida në Magrebin Islamik. Burkina Faso është vend me popullatë shumicë myslimane dhe ka qenë në gjendje trazirash prej fundit të vitit 2014, kur është përmbysur presidenti, i cili sundoi për një kohë të gjatë.

Sulmi

Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në hotelin “Splendid”, moren pengjet, pasi më parë kishin shpërthyer jashtë dy makina-bombë.

Ministri i Komunkimit, Remis Dandjinoi njoftoi se mes pengjeve ishte edhe një ministër, ai i Punëve Publike, Clement Sawadogo. Por, sipas tij, ministri është tashmë i lirë.

Ende nuk dihet nese ne hotel ka ende pengje. Mediat e huaja raportojnë se numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë në spitalin e qytetit pas këtyre sulmeve ka shkuar në 33, ndërkohë që numri i të vdekurve vazhdon të jetë 20.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit