Një video prekëse ku një djalë i vogël shfaqet brenda makinës dhe i tregon nënës së tij për tmerrin, që po përjeton në shkollë është bërë virale në internet.
Në videon e postuar në Facebook, Keaton Jones i cili ka shokuar të gjithë në rrjetet sociale, dëgjohet duke i treguar nënës së tij se pse po e ngacmojnë bashkëmoshatarët, të cilët kënaqen sa herë që e ofendojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=fsLqrTAHRG8
Gjatë kohës që fliste Keaton nuk mund të ndalonte lotët, duke pranuar se i hedhin qumësht në fytyrë si dhe ushqimin që hanë në shkollë ia gjuajnë në rroba.
Ai thotë se bashkëmoshatarët e quajnë “të shëmtuar” dhe vazhdimisht tallen me hundën e tij.
“Thjesht nga kureshtja dua ta di, pse po më ngacmojnë? Cili është qëllimi i tyre? Pse kënaqen duke ngacmuar njerëz të pafajshëm, dhe si mund të jenë të këqij me të tjerët? Kjo nuk është në rregull”- dëgjohet duke thënë Keaton.
Ndërkaq kur e pyet e ëma se çfarë po i thonë, ky i ri iu përgjigj: “Tallen me hundën time. Më quajnë të shëmtuar. Më thonë se nuk kam miq”.
“Njerëzit që janë ndryshe nuk duhet të kritikohen për atë. Nuk është faji i tyre”, ka shtuar fëmija, që ka bërë miliona njerëz nga e mbarë bota të qajnë.
Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar nga 430 mijë persona nga e mbarë bota, duke i bërë për vete të gjithë madje shumë këngëtarë e artistë e kanë përkrahur.