Ditë pas dite po mësojmë gjithmonë e më shumë mbi Surface, tabletin me të cilin Microsoft-i po tenton të hyjë në tregun e këtyre pajisjeve. Javën e kaluar mësuam çmimin, disponueshmërinë, modelet dhe disa detaje mbi mënyrën e ndërveprimit me inputin e prekjes. Në videon e radhës, Microsoft-i u tregon disa gazetarëve teknologjikë se çfarë ndodh nëse Surface me Windows RT ju bie nga një lartësi prej rreth 90 cm në një sipërfaqe të fortë. Nga eksperimenti pretendohet se pajisja nuk është dëmtuar Microsoft-i e vendos tabletin në një dhomë të veçantë, të projektuar posaçërisht për realizimin e testimit të rrëzimit të produkteve. Steven Sinofsky, lider në sektorin e Windows, aktivizon gjithashtu edhe kamerën e përparme 720p për të regjistruar të gjithë këtë skenë. Tableti bie në njërin prej cepave dhe nuk pëson asnjë dëmtim të dukshëm. Për më tepër, kamera vazhdon të filmojë. Videon mund ta shihni këtu. (PCWorld Albanian)