1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

(VIDEO) Prokurorja Janeva ende nuk e ka marrë rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Prokuroria Speciale ende nuk ka marrë kompetencat për të hetuar ndonjë prej rasteve që cilësohen si skenarë të montuara politike si “Monstra”, “Kumanova”, “Sopoti”, e të tjerë. Nga ky trup special thonë se në momentin që të ketë ndonjë ndryshim, opinioni do të njoftohet me kohë. Në pyetje të Televizionit SHENJA se kur do të merren vendimet  e para të prokurorisë lidhur me rastet që tashmë Katica Janeva i ka marrë nën hetim, nga kabineti i saj thonë se kjo do të ndodhë deri në muajin mars të këtij viti.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar, vlerësojmë se vendimet e para të Prokurorisë do të sillen në periudhën deri më 15 mars të vitit 2016. Deri në këtë moment, nuk është marrë nën kompetencë asnjë prej rasteve  të cilat i keni radhitur. Sigurisht që nëse ka ndonjë ndryshime të kësaj gjendje, ne do t’ju njoftojmë me kohë”, thonë nga Prokuroria Speciale.

Kjo prokuroria megjithatë po përballet me vështirësi gjatë punës, mungesë të mjeteve dhe me mosbashkëpunim të institucioneve, ku në veçanti përmendet Gjykata Themelore Shkupi 1.  Katica Janeva ankohet se puna e ekipit të saj është vështirësuar, sidomos për shkak të mosmiratimit të planit financiar të dërguar në Parlament që nga 4 janari, e që tek sot është vendosur në rend dite pas presionit mediatik.

Ferikan Iljazi /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit