1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Video, për shkak të së cilës Gyleni u largua nga Turqia – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Gyleni ka krijuar një grupim, më saktë një kult, i cili pretendon se është apolitik, por ndërkohë “perandoria” e tij e shkollave, bizneseve, mediave, shoqatave dhe aktiviteteve që bën, nuk mund të kishte arritur kurrsesi atë shtrirje, si brenda edhe jashtë Turqisë, nëse nuk do të kishte pasur mbështetjen e politikës dhe flirtimin me të.

Por Gyleni nuk është mjaftuar me kaq, ai gjithashtu ka instruktuar ithtarët e tij, që e mbajnë për shenjtor, të infiltrojnë pa u ndjerë në radhët e policisë, ushtrisë, drejtësisë dhe qeverisjes qendrore, duke u përpjekur të kapin pushtetin politik, jo përmes votës popullore, por përmes metodave makiaveliste. Do të ishte shumë më e ndershme prej tij, që të formonte një parti politike dhe të shpallte haptazi ambicien për pushtet, sesa të përdorte këtë dualizëm hipokrit.

Ishte pikërisht kjo strategji masonike që e çoi atë shumë larg, tek besimi në forcën e tij dhe në arrogancë, për të vënë në jetë përpjekjen për puçin e dështuar të 15 Korrikut, duke injoruar forcën e bazës popullore dhe duke besuar verbërisht se projekti i tij për kapjen e pushtetit vetëm përmes elitës është i mjaftueshëm. Dhe arroganca një ditë paguhet shtrenjtë.

Në vitin 1999, Gyleni emigroi në SHBA, me pretendimin për kurim mjekësor, por ndërkohë, shtetit të asaj kohe i kishin rënë në dorë materiale filmike, të cilat komprometonin Gylenin në një tentativë të tij për të kapur institucionet e pushtetit në Turqi. Gyleni, për shkak të njerëzve të tij të infiltruar ngado, arriti të largohet nga Turqia, para se këto materiale të bëheshin publike dhe drejtësia të ngrinte padi për të. Ai u largua nga Turqia më 21 mars 1999, vetëm tri ditë pasi grupi hetimor në polici kishte dorëzuar kapitullin e dytë të hetimit për të, në Gjykatën e Sigurimit të Shtetit.

Gyleni dhe ndjekësit e tij, një herë e kanë mohuar duke thënë se ato filmime janë të montuara, dhe një herë tjetër i kanë justifikuar se fjalët e tij janë keqkuptuar. Përtej pretendimeve të tyre të pabesueshme, vetë materiali filmik tregon qartë synimet e organizatës gyleniste.

Nëse ata qenë në gjendje të kapnin strukturat e shtetit turk, nuk e kanë pasur fare të vështirë të kapin KMSH-në tonë, hipokrizia dhe dualizmi i sjelljes së tyre nuk ka kufij dhe as skrupuj moralë.

P.S. materiali filmik nuk është i plotë, por vetëm kaq kemi mundur të gjejmë të publikuar në rrjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit