4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

VIDEO – Nënë e bijë pranojnë Islamin pranë hoxhë Fatmir Latifit

Më të lexuarat

Hoxhë i nderuar, duke të përgëzuar për këtë lajm të mirë që ndodhi pranë xhamisë tuaj, na tregoni se cila ishte arsyeja dhe si rrodhi ngjarja që nënë e bijë të vendosin pranimin e fesë Islame si fe të tyre.
Fatmir Latifi
Të nderuarit e mi, vërtet sot ishte ditë e veçantë për mua dhe xhematin tim në Shipol, ku dy sllovene nënë e bijë e pranojnë islamin në praninë e qindra xhematlinjëve të xhamisë tonë, Anita Petroviq 30 vjeçare, – nëna e Jasminës 12 vjeçare.
Para 9 viteve ajo ishte martuar me  Agim Kadrijajn nga fshati Lubovec, Komuna Skenderaj.
Edhe unë nga kureshtja ime e pyeta publikisht çka të shtyri ty me bijën tënde që e pranove islamin?
Mu përgjigj: “leximi i thellë mbi Islamin dhe sjellja e mirë e burrit tim, Agimit ndaj meje edhe pse e kisha vajzën Jasminën …ai me sjelljen e tij korrekte ndikoj që të interesohemi për Islam.
Dhe ja sot për mua është dita ime më e veçantë për mua edhe Jasminën. Me këtë çast më është hap një kapitull i ri për jetën e kësaj bote dhe të ahiretit. “
Fatmir Latifi
Për mua ishte vërtet ditë e veçantë, kisha  disa emocione të cilat kurrë nuk di t’i përshkruaj por përjetimi ishte në kulminacion, lus Allahun teala që motrat tona Anitën dhe Jasminën t’i forcoj me Islam, t’iu jap jetë të gjatë dhe të lumtur me Agimin.
Dardan Sinanaj për KOHAISLAME.COM
https://www.youtube.com/watch?v=Hd31ukKsRvw
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit