1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Video/ Masakra në Nisë, lojë agjenture. Autori largohet i gjallë

Më të lexuarat

Një video e çuditshme është publikuar në internet, duke pretenduar se terroristi përgjegjës për masakrën e Nisës në Ditën e Bastijës është kapur i gjallë.

Autoritetet thanë se, terroristi 31-vjeçar Mohamed Lahouaiej Bouhlel u vra nga policia, pak minuta pas masakrës me 84 të vrarë nga një kamion dhe të shtëna me armë në Shëtitoren e Nisës, në Jug të Francës, këtë të enjte.

Por një video e postuar në “YouTube” një ditë pas sulmit nga një teoricien komploti pretendon se, Bouhel po zvarritej i gjallë nga policët, shkruan “Sunday Express”.

Pamjet e kësaj videoje nuk janë shumë të qarta, por në fund të saj duket se si dy policë po tërheqin zvarrë një person.

Teoritë e konspiracionit nuk kanë munguar në asnjë nga sulmet terroriste në Francë gjatë dy viteve të fundit. Por janë mediat britanike ato që në më të shumtën e rasteve kanë hedhur hije dyshimi në skenaret e atentateve terroriste në Francë, duke ngritur pretendimin se ato janë vetëm lojë e shërbimeve sekrete franceze dhe të disa vendeve.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit