1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

(VIDEO) Gjendja e Selës stabilizohet, ja se si shpëtuan pa prekur deputetët e BDI-së

Më të lexuarat

Tre ditë pas dhunës në Kuvendin e Maqedonisë, gjendja shëndetësore e kryetarit të LRPDSH-së Ziadin Sela po stabilizohet. Ai gjatë ditës së djeshme është transferuar nga spitali i Shkupit në spitalin e Tetovës, ku po trajtohet në repartin neurologjik. Edhe pse gjendja e tij po përmirësohet dukshëm, ekipi i mjekëve i kanë sugjeruar të mos pranojë vizita në ditët e ardhshme. Sela ishte një ndër deputetët që pësoi më së shumti gjatë invazionit të Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët maqedonas. Në momentin e dhunës, Sela gjendej në press qendrën e Kuvendit, ku është goditur herën e parë, por pasojat më të rënda i ka pësuar në korridorin e Kuvendit. Ndërkohë, nuk ka pasur deputetë tjerë shqiptarë të lënduar gjatë dhunës të së enjtes. Në sallë ishin prezentë edhe disa deputetë të BDI-së, por në momentin që fillon dhuna ata largohen në mesin e turmës, pa u sulmuar nga huliganët. Disa video materiale të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si shpëtoi Artan Grubi, duke u larguar përmes turmës së huliganëve.

Edhe deputetët e tjerë shqiptarë që gjendeshin në sallë nuk janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm. Në një video tjetër shihen edhe Xhevat Ademi dhe Vesel Memedi që qëndrojnë larg deputetëve të tjerë, por nuk preken nga huliganët.

Ndërsa dy deputetët e BDI-së, Talat Xhaferi dhe Rexhail Ismaili ishin shumë afër kreut të LSDM-së Zoran Zaev kur turma e dhunshme sulmoi deputetët. Edhe ata kanë dalë nga Kuvendi pa u lënduar, ndërsa Talat Xhaferi pas daljes nga objekti i Kuvendit është evakuuar me xhip policie.

Gjatë incidentit janë regjistruar dhjetëra të lënduar. Në gjendje më të rëndë ishte Ziadin Sela, ndërsa me lëndime kishin përfunduar edhe Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska, Damjan Mançevski, Pavle Bogoevski dhe Maksim Dimitrievski, të gjithë nga radhët e LSDM-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit