Kjo video e rrallë tregon se si mjekët sirianë në qytetin e Alepos arritën të shpëtojnë një bebe, që ishte plagosur ndërsa ishte brenda në barkun e nënës.
Një cifël predhe nga sulmet ajrore kishte goditur nënën në bark, duke iu ngulur bebes në kokë.
Atëherë mjekët bënë një operacion cezarian për të nxjerrë beben.
Pasi e nxorën, ia hoqën edhe ciflën e predhës dhe e mbajtën beben në jetë.
Mendohet se nëna u plagos gjatë një sulmi ajror të qeverisë.
Tani edhe nëna, edhe bebja janë mirë.