1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vettingu? Çfarë është në të vërtetë

Më të lexuarat

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Ai është menduar të realizohet nga tre komponentë:

1) Evidentimi real dhe individual i nivelit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrjen e masave përkatëse për rritjen e nivelit profesional të atyre që kanë mangësi ose largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre që janë tërësisht të paaftë dhe dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe sjellin pasoja të pariparueshme për të drejtat e njeriut.

2) Evidentimi real dhe individual i pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e shtrirë jashtë kufijve të Shqipërisë kontrollin e pasurive të tyre.

Megjithëse deklarimi dhe kontrolli i pasurive të kësaj kategorie bëhet prej vitesh në Shqipëri, për shkak të pengesave ligjore dhe institucionale nuk ka qenë e mundur që pasuria e tjetërsuar ose e regjistruar në emra të personave të afërm ose të lidhur me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar të zbulohet nga autoritetet shqiptare.

3) Evidentimi i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim.

Ky ekzaminim i trefishtë i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka për qëllim jo vetëm shkëputjen një herë e mirë të elementëve të lidhur me krimin, por edhe të atyre të paaftë që i kanë përfituar vendet e punës mbi bazën e lidhjeve korruptive, politikisht ose financiarisht.

Sistemi aktual i vlerësimit profesional, i cili është më shumë një sistem vetëmbrojtës për këta elementë sesa vetërregullues, ka rezultuar i dështuar në identifikimin dhe nxjerrjen jashtë sistemit të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këtë arsye, ky ligj është një bazë e plotë për të realizuar këtë synim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit