Para disa orësh në restorantin ‘Ultra’, në qendër të Prishtinës, ka ndodhur një rrahje ndërmjet Veton Surroit dhe Rexhep Shoshit. Rastin u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Shkrimtari, politikani, aktivisti i shoqërisë civile Veton Surroi ka provuar t’i zgjidhë fizikisht hesapet me Rexhep Shoshin, biznismen i njohur nga Prishtina.
Sipas zëdhënësit Agron Borovci, palët janë shoqëruar në polici menjëherë pas incidentit për procedurat e mëtutjeshme.
Mbetet enigmatike se çfarë ka qenë arsyeja për rrahjen e këtyre dy burrave.