Një person dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është mashkull dhe i njëjti është gjetur pa shenja jete brenda në një veturë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar pistoletën CZ e kalibrit 7.62 mm.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /kp/